AlbanianSport.com 25/07/2022 17:25
ASNN – Suksesi i radhës për Armand Duplantis në kërcimin me shkop. Atleti suedez vendos rekord të ri botëror me 6 metra e 21 cm në Botërorin e Atletikës, që u zhvillua në oregon të Shteteve të Basjhkuara të Amerikës. Ky Botëror mbyllet me dominimin e atletëve amerikanë që fitojnë 13 medalje të arta. Kampionati Botëror i atletikës është mbyllur në Oregon, me një rezultat të jashtëzakonshëm, i arritur nga një atlet fenomenal, akrobati Armand Duplantis.
22-vjeçari, atleti suedez, edhe pse në një moshë tepër të re, ka arritur të fitojë të gjithë titujt, edhe këtë në një botëror të hapur, i cili i mungonte. Duplantis ka realizuar në mbrëmjen e fundit të Botërorit amerikan, garën e tij më të mirë në karrierë, duke arritur rezultatin 6 metra e 21 centimetra në kërcim së larti me shkop e duke vendosur një rekord të ri botëror. Rezultati i mëparshëm 6 m e 20 cm ishte arritur po nga Duplantis në Botërorin e Sallave të Mbyllura, të zhvilluar në Beograd.
Edhe atleti suedez ka përfituar shumën prej 70 mijë dollarësh për medaljen e artë dhe 100 mijë dollarë për rekordin. Pyetja që bëjnë të gjithë tashmë është se deri ku mund të shkojë ky atlet i talentuar. Ndërkohë, Kevin Majer ka fituar medaljen e artë në disiplinën e dhjetëgarëshit, me 8816 pikë, duke i dhuruar Francës medaljen e parë të artë. Majer grumbulloi 8,816 pikë pas 10 disiplinave gjatë dy ditëve të kësaj disipline sfiduese.
Për të është medalja e dytë e artë e fituar në një Botëror, pas asaj të marrë në 2017-ën, në Londër. Në përfundim të Botërorit të Atletikës në Oregon, është skuadra vendase, SHBA, ka dominuar përsa i përket numrin të medaljeve të marra, 13 të arta, 9 argjendi dhe 11 bronzi, e ndjekur nga Etiopia dhe Xhamajka.