Gjergj Vyshka 12.02.2016 12:55
Atletika shqiptare dhe kryesia e Federatës ka zbardhur listën e sportistëve që do të marrin pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare. Kështu në Kupën e Sallave të Mbyllura në Stamboll, më 25 shkurt 2016, Shqipëria do të përfaqësohet nga Izmir Smajlaj, Adriatik Hoxha dhe Eraldo Qerama, të cilët do të shoqërohen nga trajneri Vildan Tufi.
Të tre këta atletë do t’i bashkohen më pas kombëtares për Ballkaniadën e Sallave të Mbyllura, po në Stamboll, më 27 shkurt 2016, atje ku pjesë e saj janë edhe Bajram Muça, Mario Shestani, Edmond Murataj, Marko Makaj, Durjon Idrizaj, Nimet Gashi, Relaksa Dauti, Iveta Urshini, Marija Stillo, Jonila Peçi, Dorina Myrto.
Drejtues i delegacionit shqiptar në këtë Kampionat Ballkanik do të jetë Mark Krroqi, kurse trajnerë janë Vladimir Thëngjilli dhe Albert Marashi. Vetëm pak ditë më parë, në Tiranë dhe në Elbasan u zhvillua Kampionati Kombëtar Individual Dimëror, ku Relaks Dauti, Bajram Muça dhe Izmir Smajlaj u shpallën atletët më të mirë.