Atletika / Shpallen kampionët e dimrit, Hallunaj & Stillo, më të mirët

Share Button

Atletike-2015-Dimerori-starti-meshkuj

Gjergj Vyshka 03.01.2015 07:45

Atletika shqiptare, dje në veprimtarinë e saj të parë për vitin 2015, edhe pse në kushte të këqija atmosferike, ka shpallur kampionët e dimrit. Sigurisht që ka qenë një garë kombëtare me shumë masivitet, por që nuk ka pasur dy më të mirët e mbretëreshës, Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn.

Nëse Gega do të jetë si në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura, i cili zhvillohet në Stamboll më 21 shkurt, ashtu dhe në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura në Pragë, Smajlaj do të vijojë të përgatitet në Kinë. Në pjesën më të madhe të garave kanë dominuar atletët e Tiranës dhe Vllaznisë, apo dhe të Skënderbeut e Teutës.

E në fund Gledis Hallunaj dhe Marija Stillo kanë qenë më të mirët e kampionatit kombëtar individual dimëror. Garat kanë qenë të qeta, por vrapimi 1500 metra për meshkuj dhe për femra ka qenë shkak për një debat mes sportistëve. Sharka e Tiranës ka pretenduar tek gjyqtaria se Makaj i Teutës, janë të dy fitues të kësaj gare, e ka shtyrë dhe e ka nxjerrë jashtë piste.

Reklamimi në sytë e gjyqtarëve, teksa është kërkuar dhe kryegjyqtari i garave Filip Nito, ka bërë që veprimi i Makajt më pas të kalojë dhe në analizë në Komitetin Drejtues. Megjithatë atleti i Teutës ka kërkuar falje, sepse është bërë padashje, ndonëse ka pasur dhe tentativa për tensionim në pistë.

Por ndërhyrjet e trajnerëve të të dy ekipeve, apo dhe e prindërve të atletes, ka sqaruar gjithçka.

 

Kampionati Individual

Dimëror i Atletikës

 

Rezultatet teknike:

 

Meshkuj

 

60 m/p                        Ravio Rama (Tirana)           8”90

Kërcim 3-hapësh     Gledis Hallunaj (Vllaznia)  14.71 m

Hedhje gjyle              Adriatik Hoxha (Teuta)        15.74 m

60 m                           Mario Shestani (Vllaznia)   7”32

Kërcim së gjati          Gledis Hallunaj (Vllaznia)  7.04 m

800 m                         Malvin Nikolla (Tirana)        2’00”64

3000 m                       Genci Lugja (Tirana)           9’17”67

400 m                         Lulzim Çengeli (Vllaznia)   50”78

1500 m                       Mario Makaj (Teuta)             4’16”52

 

Sportisti më i mirë: Gledis Hallunaj (Vllaznia) 931 pikë olimpike

 

Femra

 

60 m/p                        Sindi Prifti (Dinamo 2010)  10”54

Kërcim 3-hapësh     Dorina Myrto (Teuta)           10.38 m

Hedhje gjyle              Adifete Tola (Teuta)                8.50 m

60 m                           Marija Stillo (Skënderbeu)     7”99

400 m                         Relaksa Deliu (Tirana)        1’02”14

800 m                         Elina Cufe (Tirana)              2’36”94

1500 m                       Klaudia Sharka (Tirana)     6’30”55

Kërcim së gjati          Ana Burda (Skënderbeu)      5.13 m

 

Sportistja më e mirë: Marija Stillo (Skënderbeu) 899 pikë olimpike

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh