Atletika / Mbretëresha e sporteve shpall kampionët e dimrit të vitit 2017

Share Button

AlbanianSport.com 09.02.2017 12:20

ASNN – Dje në Elbasan në pistën me tartan të stadiumit “Elbasan Arena” është zhvilluar Kampionati Kombëtar Dimëror Individual i Atletikës. Ishin gara, të cilat shërbyen edhe për të përzgjedhur atletët, që do të marrin pjesë në Ballkaniadën e Sallave të Mbyllura, e cila do të zhvillohet më 25 shkurt në Beograd. Në këtë kampionat, sportisti më i mirë u shpall Izmir Smajlaj i Vllaznisë, me 1101 pikë olimpike të grumbulluara, ndërsa sportistja më e mirë u shpall Relaksa Dauti e Tiranës, me 936 pikë.

Në mungesë të sallave të mbyllura, garat e atletikës u mbajtën në Stadiumin “Elbasan Arena”, ku për fat të mirë, nuk mungojnë kushtet. Madje për cilësinë e këtyre garave ka ndihmuar dhe moti i mirë, që shoqëroi jo vetëm Kampionatin Dimëror të Atletikës, por dhe më pas finalen e Kupës së Shqipërisë për Të Rinj në futboll, midis Partizanit dhe Flamurtarit. Duke u kthyer tek atletika, kjo veprimtari pati një pjesëmarrje të gjerë sportistësh, pasi në total ishin gjithsej 156 atletë; 113 meshkuj dhe 43 femra.

Morën pjesë gjithsej 12 ekipe, si edhe sportistë nga Kosova e Maqedonia, të cilat shpesh garojnë në aktivitete që mbahen në vendin tonë. Por sigurisht që konkurrojnë jashtë gare dhe nuk marrin pikë në klasifikim. Ajo që ra në sy këtë veprimtari ishte mungesa e atletes më të mirë shqiptare, Luiza Gega. Por ishte diçka që dihej, sepse ajo po stërvitet jashtë vendit. Përsa i përket garave nuk ka pasur shumë surpriza, sepse Izmir Smaljaj nuk ka hasur rezistencë për të dalë i pari në kërcim së gjati dhe 3-hapësh.

E prej tij pritet shumë jo vetëm në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura, por dhe në Evropian në fillim të marsit. Edhe Relaksa Dauti ka bërë paraqitje pozitive, duke u shpallur e para në vrapimin 800 metra, por më pas edhe si sportistja më e mirë. Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë dy trofetë e sportistëve më të mirë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, si edhe u shpërndanë certifikata për tre vendet e para.

Ky ishte dhe Kampionati Dimëror Individual në Elbasan. Tashmë e ka radhën Krosi Kombëtar, që më 12 shkurt do të zhvillohet tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

 

Kampionati Kombëtar Dimëror

Individual i Atletikës – 2017

 

Rezultatet teknike:

 

Meshkuj

Hedhje gjyle              Azgan Zeka (Teuta)                                     14.68 m

60 m/p                        Bajram Muço (Vllaznia)                              8”36

60 m                           Bajram Muço (Vllaznia)                              7”20

Kërcim trehapësh    Izmir Smajlaj (Vllaznia)                               15.53 m

Kërcim Së gjati         Izmir Smajlaj (Vllaznia)                               7.83 m

400 m                         Edmond Murataj (Tirana)                            51”02

800 m                         Marko Makaj (Tirana)                                   1’56”19

Kërcim Së Larti         Anderson Ceci (Skënderbeu)                   1.65 m

1500 m                       Florian Lata (Tirana)                                    4’23”46

3000 m                       Marko Sefgjini (Tirana)                               10’09”01

 

Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj (Vllaznia) 1101 pikë

 

Femra

60 m/p                        Sindi Prifti (Dinamo 2010)                          11”01

60 m                           Maria Stillo (Skënderbeu)                          7”98

Kërcim trehapësh`Dorina Myrto (Teuta)                                      10.70 m

Kërcim Së gjati         Joana Hazisllari (Teuta)                             5.35 m

400 m                         Ildiana Beqiri (Teuta)                                   1’03”14

800 m                         Relaksa Dauti (Tirana)                                2’15”72

1500 m                       Klodiana Toçi (Mj.Sportive Durrës)           7’36”88

3000 m                       Elsida Liçaj (Mj.Sportive Durrës)               12’43”03

 

Sportistja më e mirë: Relaksa Dauti (Tirana) 936 pikë

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh