Gjergj Vyshka 02.02.2016 12:05
Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Koe, ka patur edhe një takim me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, për atletikën në shkolla, ndonëse Shqipëria ka kohë që ka nisur të zbatojë programin e Federatës Botërore.
“Pa ndërtimin e një baze të fortë të së ardhmes në këtë sport nuk kemi ku ecim, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris atletikën botërore. – Fëmijët janë duke u turrur të bëjnë tenisin, futbollin, apo dhe sportet e tjera.”
“Veçse baza e tyre është atletikën, – ka vijuar ish-sportisti i famshëm britanik. – Prandaj programi i atletikës në shkolla është shumë i rëndësishëm, sepse aty do të gjenden sportistët e së ardhmes.
“E unë shpresoj që Shqipëria të jetë një pararendëse e këtij projekti, sepse ka shanse të bëjë”, – ka theksuar për mediat sportive shqiptare, Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Koe.