Gjergj Vyshka 13.02.2015 19:50
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka pasur dje një takim me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Atletikës. Jo vetëm për fakti se presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, është njëkohësisht dhe zëvendës-presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i Komisionit Teknik, por sepse “mbretëresha” e sporteve shqiptare në atë periudhë është e përfshirë në një veprimtari të dyfishtë.
Që do të thotë se Baku do të marrë pjesë dhe do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Evropiane, por dhe në Kampionatin e 6-të Evropian të Ligave, ndërsa Shqipëria do të jetë në Kategorinë e Tretë. Ky aktivitet zhvillohet po në Baku, më 21 dhe 22 qershor 2015. “Në të tilla kushte, – ka thënë Bezhani, – ne patëm një bisedë të gjatë me drejtuesit e atletikës, të cilët për shkak të dy aktiviteteve paralel do të jenë me delegacion më të madh se çdo disiplinë tjetër që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane.”
“Pra ishte më tepër ndarja e pjesëve çfarë do të mbulojë KOKSH, çfarë do të mbulojë Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe çfarë do të mbulojë vetë Federata Shqiptare e Atletikës. Por e theksoj dhe një herë për të gjithë pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike Evropiane, sot është afati i fundit i dorëzimit të emrave”, – ka përfunduar Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.