Astrit Hafizi: De Biazi? Pas kualifikimit, kushtet e rinovimit i vendos trajneri (I)

Share Button

Astrit-Hafizi-portret

Adriatik Balla 21.10.2015 11:10

Suksesi i kualifikimit të Shqipërisë në Evropian zbriti në sheshet e qyteteve tona dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e diasporë, mijëra tifozë, që nëpërmjet sportit dhe suksesit të përfaqësueses nuk nguruan të shprehin dëshirën për bashkim kombëtar, ëndrra më e madhe e shqiptarëve në më shumë se një shekull.

Por ndërsa festimet vijonin dhe gjithçka shkonte mirë e bukur, erdhi fërkimi i radhës mes Dukës e de Biazit, madje këtë herë me një temp zhvillimi që hedh dyshime të mëdha për shkakun e vërtetë të prishjes së marrëdhënieve midis tyre.

Duke folur për këtë “të papritur”, ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, tha se një debat i tillë në këtë moment nuk i vlefshëm për askënd dhe se tani e tutje në këto marrëdhënie do të vendosë De Biazi, si trajner që ka fituar dhe fituesi sipas tij s’mund të gjykohet.

 

Ja dhe intervista e tij dhënë të përditshmes shqiptare “SOT”, të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu, në dy pjesë, sot dhe nesër, dhe sot është pjesa e parë e saj.

– Zoti Hafizi, besoj jeni informuar në media për një valë të re fërkimesh midis De Biazit dhe zyrtarëve të FSHF-së, ose më saktë një qëndrim disi jo profesionist dhe ndoshta jo moral kundër trajnerit, me arsyetimin banal se, para se të drejtonte Shqipërinë, ishte askushi. A është momenti i duhur për këto përplasje dhe kush mund të dalë i fituar nga e gjitha kjo?

– Jo, nuk është mirë, në këtë moment kishim nevojë për gjë tjetër, por jo për debate të kësaj natyre. Disa gjëra dalin edhe rastësisht, pavarësisht se trajneri ka vendin e tij në këtë sukses, sikurse dhe federata ka vendin e saj. Mendimi imë është se dolën ca gjëra krejt papritur, por duhet të presim që të mësojmë më shumë mbi të vërtetën. Natyrisht, ka diçka që nuk shkon, ka diçka që prek, por ne mund të flasim nga jashtë sepse nuk e dimë problemin e vërtetë mes tyre.

 

– Justifikimi zyrtar është kontrata e shtrenjtë që mund të kërkojë De Biazi, por nuk mendoj se e “ha” njeri këtë, për sa kohë vetë De Biazi thotë se do të flasë për kontratën pas Evropianit…

– Personalisht mendoj se kontrata është në dorën e De Biazit, nuk dyshoj për këtë. Një sukses i tillë, që u kurorëzua me kualifikim, që do të thotë ndryshe realizim i objektivit, shpie në një dimension tjetër të De Biazit. Në planin ndërkombëtar, ai nuk është më i pari dhe ndaj tij do të vërshojnë ofertat. Prandaj them se kontrata, rinovimi i saj, është plotësisht në dorë të tij. Do të rinovojë apo jo kjo është tashmë një çështje e tij. Ai nuk është më në pozicionin e eliminatoreve të shkuara, ku FSHF-ja i dha besim dhe të drejtën ta udhëheqë ekipin. Aktualisht balanca është në favorin e tij. Mendoj, gjithashtu, se rinovimi i tij mund të ndodhë pa kushte dhe nëse ai e do këtë nuk ka pse vë kushte. Pra, janë disa gjëra që duhen parë me kujdes, sepse nuk është e lehtë të largosh trajnerin që na kualifikoi në Evropian.

 

– Rinovimi i kontratës është në varësi të kërkesë-ofertës, kjo është e kuptueshme, por për këtë ka kohë, diskutohet pas shumë muajsh….

– Unë mendoj se palët duhet të jenë të pastër ndaj njëri tjetrit. Rinovimi i kontratës nuk mund të bëhet me hile, përkundrazi, duhet çiltërsi, duhet pastërti dhe besueshmëri për objektivat.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh