AlbanianSport.com 19/01/2024 19:15
ASNN – Vllaznia mund Erzenin 1-0, Laçi përmbys 2-1 Partizani, Skënderbeu-Dinamo shtyhet prej dëborës. Kategoria Superiore ka mbyllur të shtunën javën e saj të 20-të dhe, më herët, Vllaznia ka mundur me një gol të vetëm Erzenit. Në mbrëmje, Laçi ka mposhtur me përmbysje Partizanin, duke fituar 2-1 në kryeqytet, ndërsa ndeshja Skënderbeu-Dinamo nuk u zhvillua për shkak të reshjeve të dëborës.
Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Erzenit në Rrogozhinë me rezultatin 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 20-të të Superiores, që u luajt më herët të shtunën. Skuadra kuqeblu ka arritur të triumfojë ndaj shijakasve në fushë të huaj, pasi shkodranët arritën të shënon golin e vetëm të sfidës në minutën e 87-të me anë të Stojanoviçit.
Me këtë rezultat, Vllaznia renditet tashmë në vendin e 3-të me 32 pikë, ndërsa Erzeni mbetet në zonën e kuqe të tabelës së renditjes, në vendin e 8-të me 22 pikë. Ndërkaq, në takimin e zhvilluar në mbrëmje, Partizani ka lënë pikë të rëndësishme në luftën për pozicionet në “4-shen finale” të kampionatit të këtij sezone, pasi është befasuar në shtëpi nga Laçi.
Orges Shehi ka pësuar humbjen e parë në drejtimin e të kuqve në ndeshje zyrtare, duke u mundur në shtëpi me përmbysje nga kurbinasit me shifrat 2-1 në shtëpi në minutat shtesë. Me këtë rezultat, Partizani vazhdon të renditet në vendin e dytë, me 35 pikë, por plot 8 pikë prapa vendit të parë, ku ndodhet Egnatia, ndërsa Laçi renditet në vendin e 5-të me 25 pikë.