AlbanianSport.com 18.10.2014 18:10
ASNN – Tanimë edhe serbët e kanë pranuar faktin se nuk mund ta ndalin ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.
Mediat serbe sot kanë shkruar se Serbia nuk mund ta ndalë njohjen ndërkombëtare të sportit kosovar.
“Blic” shkruan se Rusia dhe Kina nuk do ta bllokojnë pranimin me të drejta të plota të Kosovës në Komitetin Olimpike Ndërkombëtar (IOC), edhe pse nuk e njohin pavarësinë e saj.
Vetëm kohë më parë Komitetit Olimpik i Kosovës u pranua me të drejta të kufizuara dhe shumë shpejtë do të pranohet më të drejta të plota në IOC.