Gjergj Vyshka 14.04.2015 14:15
Federata e ndeshjeve të lira ka lajmëruar se më 16 prill, në ora 21:00, në mjediset e “Moscow Club”, do të zhvillohet përzgjedhja e ekipit kombëtar të Shqipërisë, i cili do të marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare.
Nuk duhet harruar që deri më tani janë zhvilluar dy kampionate të ndeshjeve të lira, ndërsa presidenti i kësaj Federate, Arjan Rizai, është duke bërë të gjithë përpjekjet, së bashku me stafin e tij, për rritjen e masivizimit të këtij sporti në vend.
Ndaj dhe kanë ftuar të gjithë të jenë të pranishëm në ndeshjet në kafaz të enjten në mbrëmje.