AlbanianSport.com 26.05.2016 07:55
ASNN – Klubi londinez i Arsenalit ka zyrtarizuar Granit Xhakën si blerjen e parë të klubit për sezonin e ardhshëm. Me anë të një video postuar në adresën e tij, klubi ka prezantuar mesfushorin 24-vjeçar si një nga përforcimet më të rëndësishme të skuadrës së drejtuar nga Arsen Vengeri.
Nuk bëhen publike detajet e transferimit, por sipas mediave angleze, Arsenali ka shpenzuar rreth 40 milion euro për të marrë shërbimet e lojtarit me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës.
Një shifër e rëndësishme, që e bën Granit Xhakën blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit londinez pas Mesut Ozil.
Po ashtu, i transferuar nga Borusia e Mënshengladbahut, Xhaka ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e Premier Ligës angleze.
Ky është kapërcimi më i madh në karrierën e Granit Xhakës, që më parë ka luajtur me Bazelin në Zvicër dhe Borusian e Mënshengladbahut në Gjermani.