Arsen Venger, “dinozauri” që u ka mbijetuar 156 kolegëve në stol

Share Button

Venger-Ferguson

AlbanianSport.com 27.03.2015 16:25

ASNN – Që nga shtatori i 1996-s, kur Arsen Venger u prezantua tek Arsenali, ai ndërtoi një skuadër, revolucionarizoi një klub dhe udhëhoqi zhvendosjen e “Topçinjve”
në Stadiumin “Emirejts”. Në pothuajse 19 vite, ai fitoi 3 tituj “kampion”, 5 herë Kupën e Anglisë (FA Cup) dhe 5 herë Superkupën.

Në momentin e largimit ai do të mbahet mend jo vetëm për sukseset por edhe jetëgjatësinë. Në erën moderne, ku trajnerët ndryshuan futbollin në Britaninë e Madhe, Vengeri bëhet gati të plotësojë dy dhjetëvjeçarë, pothuajse 15 vite më shumë se trajneri i dytë më jetëgjatë.

Nga dita e parë e francezit në Londër, ai ka parë 156 kolegë të lënë punën. I fundit në radhë ishte Gus Pojet, që u shkarkua nga Sandërlendi. Skuadrat më të paqëndrueshme në këtë aspekt janë Çellsi dhe Njukasëlli, që e kanë ndryshuar trajnerin 11 herë gjatë karrierës së Vengerin në Londrën veriore.

Në “Stemford Bridxh”, Rud Gulit dhe Xhanluka Viali ishin të fundit përpara erës “Abramovich”. Bosi rus i bluve londinezë e ka ndryshuar 9 herë deri tani njeriun e stolit. Ndërsa Xhon Karveri është njeriu i 12-të në “Sent Xhejms Park” që merr në dorë fatin e Njukasëll që nga zanafillat e francezit në “Hajbëri”.

“Gjelat” e Totenhemit në “Uajt Hart Lejn” ndryshuan 10 herë trajnerin gjatë kësaj periudhe. Ndërsa ekipi që ka ndryshuar më pak është Mançester Junajtid. Sër Aleks Ferguson dhe David Mojes janë të vetmit që drejtuan në “Teatrin e Ëndrrave” në të njëjtën kohë me Vengerin në Londër.

Ndërsa 3 kolegë kanë ndërruar më shumë skuadra se të tjerët. Roi Hodxhsoni dhe Mark Hjuxhsi punuan me 4 skuadra ndërsa Herrri Redknapi drejtoi 5 ekipe në 20 vitet e fundit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh