Marrë nga ABC News 16.06.2015 12:15
I mungon kjo skuadër, ky stadium dhe këta tifozë. Armando Cungu është ndoshta trajneri më i mirë shqiptar i sezonit të kaluar, kur fitoi Kupën me Laçin, por si shkodran ka një detyrim nga qytetit të tij. Njeriu që kaloi shumë vite në fushë dhe disa të tjerë në stol pikërisht në këtë stadium, është i lumtur që impianti po rikonstruktohet
Atë sot e njohin të gjithë pas sukseseve me Kukësin e Laçin, por fillimet nuk kanë qenë të lehta. E nisi ndihmëstrajner tek Vllaznia, me Mirel Josën, Agim Canajn, Roland Luçin, Dervish Haxhiosmanoviçin dhe Hasan Likën. Vllaznia kaloi për 3 vjet radhazi një tur në Kupat e Evropës dhe fitoi Kupën e Shqipërisë në 2008.
Gjatë këtij sezoni, ai u bë dëshmitar i një konkurrence të madhe nga fillimi deri në fund.
Laçi fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u kualifikua për në Ligën e Evropës, ndërsa doli i pesti në Kategorinë Superiore. Përveçse për futbollistët, Cungu ka një vlerësim edhe për presidentit kurbinas, Pashk Laska.
Profesioni nuk është i lehtë, por gjithçka bëhet më e thjeshtë kur je i pastër. Armando ka nxjerrë një përfundim: Trajneri është si një sahat dritash që punon pa pushim. Po çfarë duhet që një lojtar të pëlqehet nga Cungu? Ndonëse ka vite që e ka lënë karrierën në fushë, sërish e ndjen veten në formë. E ka marrë malli për futbollin.
Futbolli të largon nga familja. Historia me vajzën kur ishte në Prishtinë. Si trajner po përpiqet të jetë më pranë. Megan mezi pret që babai i saj të jetë pranë familjes, por edhe dëshiron që ai të ketë sukses. Sa për djalin, ai është tifoz i dyfishtë, ndërsa nuk ka dyshim tek aftësitë e babit të tij.
Armando Cungu do të vazhdojë të jetë i ndarë mes familjes dhe profesionit, një sakrificë e pashmangshme për një trajner. Ndoshta një ditë do të drejtojë Vllazninë e tij dhe atëherë do të jetë më e lehtë për të gjithë.