AlbanianSport.com 12.01.2016 16:50
ASNN – Volejbollistja e mirënjohur shqiptare, Arjola Prenga, synon ta nisë vitin e ri sportiv me një trofe, pasi kapitenia shqiptare e skuadrës së Randabergut do të përballet me Oslo Volejin në finalen e Kupës së Norvegjisë. Kjo finale, që do të luhet në kryeqytetin Oslo, vë përballë vendaseve, fituese në fuqi të trofeut të dytë të volejbollit norvegjez, skuadrën e shqiptares, që ka rezultuar të jetë surpriza e sezonit.
Randabergu kryeson e shkëputur renditjen e Kampionatit Norvegjez të Volejbollit për Femra, ku pas 7 ndeshjesh, ku ka korrur po aq fitore, ka grumbulluar 20 pikë, falë 21 seteve të fituara dhe vetëm 4 seteve të humbura rrugës. Skuadra e Prengës është 6 pikë e shkëputur nga ndjekësja më e afërt dhe kundërshtarja e finales së Kupës të shtunën, Randabergu, e cila ka luajtur një ndeshje më tepër.
Sportistja shqiptare, me 103 pikët e shënuar deri më tani, nga të cilat 9 nga shërbimi, 82 në sulm dhe 12 në bllok, mban hëpërhë vendin e 4-t në renditjen e pikëshënueseve të këtij kampionati, por, krahas shoqes së saj të skuadrës, Jana Jaudzemas, e cila ka realizuar 109, mbetet favorite për ta fituar edhe këtë trofe simbolik. Sezonin e shkuar, Prenga u shpall “kampione” e Norvegjisë me Stod Volejin.
Skuadra e shqiptares, që u shpërbë gjatë verës, pati triumfuar edhe në Ligën Nordike të Volejbollit të Femrave, por u mund në finalen e Kupës së Norvegjisë, pikërisht përballë Oslo Volejit. Kjo bën që Arjola të ketë një motiv më shumë për këtë finale. Ardhja e saj, e liberos Elinë Bi dhe e volejbollistes tjetër, Gun Mari Finstad, e kanë shndërruar Randabergun në skuadër pretendente, si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.
Në fakt, skuadra e Prengës ka arritur për herë të parë në histori në finalen e Kupës së Norvegjisë, por përballë ka një kundërshtare më me traditë dhe me më tepër përvojë. Në dy sfidat në kampionat, Randabergut fitoi 3-0 (25-23, 25-11, 25-17) në pasdreken e 10 tetorit 20-5, duke vijuar të kapërcente humbjen e dy seteve dhe të përmbyste në 3-2 (25-16, 26-24, 15-25, 16-25, 15-17), ndeshjen e dytë ndaj Oslo Volejit, të luajtur në kryeqytet më 1 nëntor 2015.