Artet Luftarake të Përziera (MMA) janë bërë të njohura Në Shqipëri gjatë viteve të fundit, në veçanti ndër të rinj. Arbër Bejkosala shpjegon se çfarë është kjo disiplinë sportive. “Ashtu siç ka edhe emrin MMA (Arte Luftarake të Përziera), kjo disiplinë përmban në vetvete karakteristikat e një shumëllojshmërie sportesh luftarake”, – shpjegon ai.
“Por nga ana tjetër, në këtë mënyrë se si MMA-ja është konceptuar në përgatitjen taktike, nevojitet një trajnim i specializuar, – ka vijuar Bejkosala. – Kjo do të thotë se nëse pika më e fortë e një sportisti që praktikon MMA janë teknikat luftarake të përdoruara në boks tajlandez, trajnimi i sportistit në fjalë shkon përtej një trajnimi thjesht të boksit tajlandez.”
“Kjo për faktin se MMA-ja ka më shumë elemente se disiplina sportive e bosksit tajlandez, dhe një ndër to është kapja (apo “grappling”, që nuk ekziston në boksin tajlandez). Me pak fjalë, shumëllojshmëria e ndërthurjes së teknikave të sporteve të ndryshme luftarake, e vë një sportist që praktikon MMA-në, përpara një nevoje për një shumëllojshmëri teknikash të ndryshme mbrojtjesh dhe përgatjeje fizike, duke e bërë atë të veçantë nga çdo disiplinë sportive luftarake”, – ka përfunduar ai.