Arben Milori: T’i fusësh tani shkopinj nën rrota De Biazit, e pamoralshme (II)

Share Button

Kombetarja-1991-Athine

Adriatik Balla 21.09.2015 12:55

Futbolli shqiptar njohu një ngritje cilësore sezonin e fundit, si në rangun e ekipit kombëtar, ashtu dhe në rang klubesh, dëshmuar me një ecuri mjaft të mirë të ekipit tonë përfaqësues në eliminatoret e Grupit I për Kampionatin e ardhshëm Evropian në Francë, si dhe me kualifikimin e Skënderbeut në fazën e grupeve të Ligës së Europës, një arritje historike sa i takon futbollit të klubeve në Shqipëri.

Të tillë e konsideron edhe ish-futbollisti i njohur i Dinamos dhe Kombëtares, Arben Milori, i cili radhit një sërë treguesish që mundësuan këtë kapërcim cilësor të përfaqësueses në Eliminatoret evropiane, por dhe organizimin e mirë të Skënderbeut dhe bërjen e një grupi të mirë që ia doli të marrë pjesë për herë të parë në fazën e grupeve të një veprimtarie të rëndësishme si Liga e Evropës.

Për Milorin futbolli i kampionatit tonë lë ende për të dëshiruar dhe konceptimi i klubeve për lojën është në nivele të ulëta, dëshmuar me mbajtjen peng të klubeve nga pronësia, herë si shtetërorë e herë si privat, as njëra e as tjetra shpesh të dyja bashkë, domethënë pa një zgjidhje afatgjatë. Sidoqoftë, ai krenohet me ekipin e De Biazit, paraqitjen e tij dhe rezultatet, duke qenë i sigurt që është një grup lojtarësh në progres dhe që mund t’ia dalin mbanë të shkojnë në Evropian.

Madje Milori ka besim se ndeshja me serbët do të shkojë në favorin tonë dhe ka besim në kualifikimin direkt në “Francë 2016”. Megjithatë, kritikat e tij për mënyrën se si operojnë klubet në Shqipëri dhe në veçanti me mungesën e vizionit për “ekipet zinxhirë” nuk i japin shpresë për një zgjidhje të shpejtë të situatës në futbollin shqiptar. Kjo është intervista që Arben Milori ka dhënë për të përditshmen shqiptare “SOT”, të cilën AlbanianSport.com jua solli në dy pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa sot është e dyta.

 

… Vijon nga dje

 

– Kam dëshirë të marr një mendim tuajin rreth Kombëtares, meqë ndodhemi në prag të dy ndeshjeve vendimtare për fatet e kualifikimit dhe për faktin se skuadra është pranë një suksesi historik. Si e shihni punën e bërë nga De Biazi gjatë kësaj kohe dhe sa janë shanset tona të realizojmë objektivin?

– De Biazi është një trajner i veçantë që ka bërë një punë shumë të mirë. Personalisht unë dua ta vlerësoj atë për përzgjedhjen që u ka bërë elementëve, duke grumbulluar lojtarë që punojnë fort në grup, të disiplinuar nga ana taktike, që nuk kanë shumë cilësi por kanë forcë shumë të mirë grupi. Rezultatet kanë qenë të mira, sidomos kur mendon për mënyrën e të luajturit. Madje dhe ndaj Portugalisë duhet të mbanim barazimin, sepse kjo skuadër ka forcë për të marrë pikë edhe ndaj të mëdhenjve. Megjithatë, unë gjykoj se nuk jemi ende një skuadër që shkojmë tek fitorja, për sa kohë në konceptimin e lojës mbetet përparësi mbrojtja. Që ta them ndryshe ne nuk jemi një ekip që e imponon lojën, por nga ana tjetër më duhet të pranoj se suksesi ka qenë i madh deri tani.

 

– A ia dalim dot të shkojmë direkt në Evropian? Meqë jemi në prag të sfidës me serbët, a kemi ne forcë për t’i mundur?

– Me atë që kam parë tek kjo skuadër, lojën e saj dhe angazhimin e lojtarëve, mendoj se do të shkojmë direkt në Evropian, pra ia dalim. Sa i takon ekipit serb, mund të them se ata kanë lojtarë të shtrenjtë, shumë cilësorë, por kjo nuk e bën diferencën në fushë, pasi ndeshjen e fiton grupi dhe jo individi. Besoj se biem dakord se ka shembuj të shumtë për këtë. Unë i trembem në këtë ndeshje ndonjë ngarkese emocionale që mund të marrin lojtarët, të ndikuar nga historia dhe këtu e kam mendjen tek lojtarët nga Kosova, të cilët e ndjejnë emocionalisht më shumë këtë takim. Ndërsa në aspektin e lojës, unë nuk e kam frikë Serbinë, nuk është skuadër më e mirë se ne, përkundrazi, duhet vetëm që të kemi përqendrim. Ata nuk na mundin dot ne, kjo është e sigurt.

Mihajlloviçi u shpreh pak ditë më parë se Serbia, edhe pse ka lojtarë të mëdhenj, nuk bëhet kurrë skuadër dhe mori si shembull Shqipërinë, për të cilën tha se është modeli se si një ekip me emra lojtarësh mesatarë ka sukses kur ka forcë grupi…

– Po e kam lexuar dhe mendoj se ai ka të drejtë. Ka thënë të vërtetën dhe këtë e kanë provuar ndeshjet e deritanishme. Qetësia, përkushtimi, disiplinimi, qartësia në veprime etj, kanë më shumë efekt se kualiteti individual nëse ky i fundit nuk koordinohet në grup.

 

– Cili mendon se do ta bëjë diferencën në këtë ndeshje? Kush është arma më e fortë e De Biazit?

– Disiplina dhe përqendrimi, por do të shtoja dhe fatin, është pjesë e rëndësishme. Varet se si shkojnë ngjarjet në fushë, por unë jam i bindur se do t’i mundim serbët. Arma më e fortë për ne është mbrojtja e De Biazit.

 

– Kush janë sipas jush lojtarët tanë më të mirë?

– Varet se për cilin repart flasim. Cikalleshi më pëlqen në sulm, megjithëse sulmi në dy ndeshjet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Sidoqoftë, s’mund të them ky është më i mirë nga ky, s’është korrekte. Shpesh ne na mbetet në mendje sulmuesi për “x” gol që ka bërë dhe harrojmë punën e madhe të një mbrojtësi. Por ka disa lojtarë që më pëlqejnë, si Xhaka, Mavraj dhe djaloshi që u aktivizua së fundmi, Gjimshiti, i cili, sipas mendimit tim, luajti mjaft mirë.

 

– Sa del rezultati?

– Bindja ime është se ne do të fitojmë me serbët, të tjerat s’kanë rëndësi. Jam optimist për fitoren dhe do ta shikoj me dëshirë këtë ndeshje.

 

– Besoj e ke ndjekur një qëndrim disi të habitshëm të zyrtarëve të federatës ndaj de Biazit pas humbjes me Portugalinë. A mendoni se qëndrime të tilla e ndihmojnë ekipin? A ishin këto qëndrime korrekte?

– Mendimi im është se trajnerit në këtë moment nuk mund t’i bëhet diversion, është e papranueshme. Nuk duhet të luftosh trajnerin në këtë moment, kur pritet të luhen dy ndeshje vendimtare për fatet e kualifikimit, një kualifikimi që do të ishte historik. Është e pamoralshme dhe mendoj se është e papranueshme t’i vësh shkopinj nën rrota De Biazit në një moment delikat si ky. Nuk e di qëllimin, por s’më duken korrekte.

 

– U përdor si justifikim mosaktivizimi i Ergys Kaçes…

– Komentet e bëra nga FSHF në drejtim të trajnerit mendoj se janë jo profesionale, ose le t’i quajmë shaka të shëmtuara shqiptare. De Biazit duhet t’i shtrëngojmë dorën për atë që ka bërë. Edhe unë mendoj se Kaçe duhej aktivizuar, por mos harrojmë se kjo është në dorë të trajnerit. Ne duhet ta lëmë të punojë, kurse rinovimi ose jo është çështje tjetër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh