AlbanianSport.com 23/12/2020 21:15
ASNN – Pas humbjes minimale që ka pësuar të mërkurën në Fier përballë Vllaznisë, që ishte e 7-ta për myzeqarët në këto 10 javë kampionat, ka ardhur edhe lajmi për emrin e ri të stolit. Kështu, Artim Shaqiri është zyrtarisht trajneri i ri i Apolonisë.
AlbanianSport.com ka mësuar se ish-trajneri që në të kaluarën ka drejtuar Kukësin në Kategorinë Superiore, është takuar të martën me drejtuesit e klubit fierak duke arritur akordin për të marrë drejtimin e Apolonisë.
Kështu, pra, së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi, teksa Shaqiri, pritet t’ia nisë nga puna duke filluar nga dita e nesërme. Misioni i tij do të jetë të sigurojë qëndrimin e Apolonisë në Superiore.