AlbanianSport.com 23.10.2014 20:35
ASNN – Apolonia e ka fundosur Dinamon edhe në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, ndërsa ka fituar përsëri 4-0 dhe tashmë është e gatshme për të sfiduar Teutën në turin e ardhshëm të kësaj veprimtarie.
Për hir të së vërtetës duhet pranuar se fierakët kanë aktivizuar lojtarët rezervë, ndërsa me kalimin e kohës Demiraj ka aktivizuar dhe të rinjtë. Ndërkohë në krahun tjetër, edhe duke qenë të përqendruar tek ndeshja e kampionatit ndaj Lushnjës, të shtunën në “Selman Stërmasi”, Mehmeti ka preferuar që të stërvisë titullarët.
Kurse në Fier kanë shkuar të rinjtë, atje ku pjesë e formacionit të parë ishin vetëm portieri i dytë Guga, Imami dhe Sorra. Por furia e Apolonisë ka qenë e papërballueshme për Dinamon.
Rajkoviç ka shënuar dy herë, më pas Canka dhe Prifti dhe në fund 4-0 për Apoloninë, e cila kështu shton optimizmin e saj për ndeshjen e radhës në kampionat, që është me Laçin në fushë të huaj.
Apolonia – Dinamo 4-0
Shënues: Rajkoviç 8’, 89’, Canka 15’, Prifti 40
Apolonia: Miço, Naçi, Mehmeti (Nako), Kaja (Kondakçiu), Broshka, Andoni, Malilaj, Tomson, Prifti, Canka, Rajkoviç. Trajner: E.Demiraj
Dinamo: Guga, Matraku, Mezini, Kllari, Laçi, Asllani (Kalemaj), Milushi, Imami (Arapi), Tahiraj, Sorra, Dori. Trajner: O.Uku
Gjyqtarë: E. Llapra, R. Malaj, T. Kasaj (Vlorë)