AlbanianSport.com 10/03/2024 18:00
ASNN – Është mbyllur java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra, teksa ishin takimet Apolonia-Tirana dhe Vllaznia-Gramshi që ulën siparin e kësaj jave. Apolonia fitoi super sfidën e javës, pasi mundi Tiranën me rezultatin 3-0. Tani fieraket ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, po aq sa Tirana e vendit të 3-të.
Nuk pati të papritur në ndeshjen Vllaznia-Gramshi, me kampionet në fuqi që triumfuan me shifrat e thella 12-0 në takimin e zhvilluar të dielën në Shkodër. Falë kësaj fitoreje, Vllaznia merr vendin e parë dhe kryeson e vetme me 33 pikë. Të shtunën, Partizani mposhti me rezultatin e thellë 24-0 Skënderbeun e Korçës.
Një ndeshje që nuk pati histori dhe u dominua nga vajzat e kuqe. Lushnja mundi me shifrat 2-1 Teutën, një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Tani Lushnja renditet në vendin e 8-të me 6 pikë, duke lënë pas Skënderbeun dhe Teutën. Në takimin tjetër të javës, sfida Laçi-Kinostudio përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.
Kampionati Kombëtar
Futbolli – Femra
Java e 12-të:
Partizani – Skënderbeu 24-0
Lushnja – Teuta 2-1
Laçi – Kinostudio 2-2
Apolonia – Tirana 3-0
Vllaznia – Gramshi 12-0