AlbanianSport.com 02.04.2015 14:25
ASNN – Vilson Cakoviç dhe Xhorde Xhorxheviç nuk do të jenë më pjesë e Apolonisë. Portieri dhe mesfushori serb janë larguar nga klubi fierak ende pa u mbyllur sezoni dhe arsyeja është incidenti që ndodhi me flamurin kuqezi në “Loni Papuciu” në sfidën me Tiranën.
Burime pranë Apolonisë zbulojnë se Vilson Cakoviç ka kërkuar prishjen me konsensus të kontratës pas pezullimit të tij për një kohë të pacaktuar nga ana e klubit dhe të njëjtin veprim ka bërë edhe mesfushori Xhorxheviç, duke u justifikuar me faktin se të dy nuk ndiheshin mirë në një mjedis, ku do të ishin në qendër të kritikave nga ana e tifozëve.
Kërkesa e tyre është pranuar nga drejtuesit e klubit fierak, që u kanë dhënë dokumentacionin për të gjetur një tjetër destinacion.