AlbanianSport.com 09.04.2015 07:55
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka luajtur dje takimet e dyta të gjysmëfinaleve të fazës së tij të “play-off”, që sidoqoftë do të vazhdojë edhe për një ndeshje tjetër, të paktën në çiftin Flamurtari-Tirana.
Kjo sepse, ndërkohë që Apolonia është skuadra e parë që ka arritur të sigurojë një biletë për në finalen e madhe, duke fituar takimin e dytë kundër Skënderbeu me sezultatin 80-76, në duelin tjetër, gjithçka është rikthyer në barazpeshë.
Kjo sepse, në sfidën e luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, Flamurtari ka fituar në fushë të huaj përballë Tiranës duke barazuar në 1- 1 serinë e ndeshjeve. Gjysmëfinalja e tretë do të luhet më datë 11 prill në Vlorë nga do të mësohet edhe skuadra tjetër finaliste.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kalendari i “Play-Off”-it
Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para
(4 prill 2015)
Apolonia – Skënderbeu 90-50 (1-0)
Flamurtari – Tirana 74-80 (0-1)
Ndeshjet e dyta
(8 prill 2015)
Skënderbeu – Apolonia 76-80 (2-0)
Tirana – Flamurtari 65-71 (1-1)
Ndeshjet e treta*
(11 prill 2015)
Flamurtari – Tirana (11:00)
* Nëse do të ishte e nevojshme.