AlbanianSport.com 11/01/2019 08:20
ASNN – Ministri rus i sporteve tha se ekspertët e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) kanë filluar procedurat për të kopjuar të dhënat e laboratorit të anti-dopingut në Moskë, përpjekjen e tyre të dytë për ta bërë këtë. Ekipi i ekspertëve të WADA-s ka mbërritur në Rusi të mërkurën për të përfunduar nxjerrjen e premtuar të të dhënave, duke përfshirë rezultatet e testeve të dopingut, pjesë e përpjekjes së gjatë të Moskës për të pastruar akuzat për doping të sponsorizuar nga shteti.
“Ekspertët ndërkombëtarë filluan të punojnë me një grup ekspertësh rusë”, – tha ministri i sportit Pavel Kolobkov për agjencitë e shtypit ruse. Përfaqësuesit e laboratorit të dëmtuar të Moskës, si dhe hetuesit rusë ishin gjithashtu të pranishëm, shtoi ai. “Ata filluan punën për të mbledhur pajisjet, – pohoi qeveritari rus. – Puna po kryhet në koordinim të plotë dhe nuk kemi asnjë dyshim se procesi do të vazhdojë ashtu siç është planifikuar”.
WADA më parë erdhi në Moskë në dhjetor të 2018-ës, por nuk mundi të rifitonte të dhënat për shkak të një problemi të paspecifikuar me pajisjet. Moska më pas humbi afatin e 31 dhjetorit për t’i dhënë WADA-s akses të plotë në të dhënat e laboratorit jetike për të implikuar ose për të pastruar atletët në rastet e dopingut. Kolobkovi siguroi se problemi ishte zgjidhur dhe argumentoi se vonesa nuk ishte faji i Rusisë.