Ansu Fati rikthehet nga dëmtimi pas 10 muajsh, 18-vjeçari, gati për Kumanin

Share Button

AlbanianSport.com 20/08/2021 19:20

ASNN – Futbollisti është gati për sezonin e ri me Barcelonën. Ansu Fati, 18 vjeç, tashmë ka nisur të vrapojë, madje arrin 30 kilometra në orë, sipas atyre që ndjekin stërvitjen e tij te Barcelona. Ai është gati të rishfaqet në fushë në javën e dytë të shtatorit. Edhe pse është përcaktuar që brenda pak ditësh ai do të bashkohet me grupin e drejtuar nga Ronald Kuman, vendimi, në çdo rast, është në dorë të vetë lojtarit, durimi i të cilit ka qenë vendimtar gjatë një rikuperimi që ka zgjatur 10 muaj.

Gjatë të cilit janë kryer 4 ndërhyrje kirurgjikale, që nga dëmtimi që pësoi më 9 nëntor 2020 në ndeshjen kundër Betisit. Mjekët vendosën që nga ndërhyrja t’i hiqej vetëm një pjesë e meniskut, në mënyrë që të ruhej gjuri nga dëmtimet e mëvonshme. Për më tepër, pa menisk, në moshën 28 vjeç, për lojtarin do të ishte shumë e vështirë për të luajtur për shkak të konsumimit.  Pas operacionit të 3-të, lojtari, nuk u kthye në Barcelonë, por filloi rikuperimin në Madrid.

Ai e bëri këtë me Hoakin Huanin, një fizioterapist të njohur i cili ka punuar, ndër të tjera, edhe me Pau Gasolin, Rafael Nadalin dhe Kristiano Ronaldon. “Ansu ka punuar si i çmendur, – zbulojnë burime pranë lojtarit, të kënaqur edhe nga vendosmëria me të cilën është kthyer. – Ai nuk ka bërë pushime, nuk ka shkuar asnjë ditë në plazh. Ai ka qenë i shqetësuar vetëm për kthimin sepse dëshira e tij më e madhe është të ketë sukses në futboll dhe në Camp Nou.”,

“Presidenti Laporta dhe trajneri Kuman gjithashtu e kanë inkurajuar futbollistin për gjithë sakrificën që ka bërë”, – shtojnë burimet në fjalë. Ansu Fati, vetëm para një muaji e gjysmë u kthye në Barcelonë, teksa ka humbur edhe pjesëmarrjen në Evropianin e futbollit, edhe në Olimpiadë me Spanjën. Tashmë përgatitet të ndihmojë Barcelonën për sezonin e ri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh