Anomali shqiptare, Veleçiku s’ka lekë të vijë në Tiranë

Share Button

Veleciku_koplik-logo

Gjergj Vyshka 15.12.2014 07:05

Anomali shqiptare, Veleçiku, edhe pse kishte prenotuar stadiumin “Selman Stërmasi” për të luajtur ndeshjen e javës së 10-të me Kamzën, nuk ka pasur lekë të udhëtojë drejt Tiranës. Dhe kjo jo vetëm për të paguar stadiumin, por dhe për të ardhur për ta luajtur atë. Trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, ka treguar se kjo sigurisht që nuk është situatë normale, sepse skuadra është përgatitur gjatë gjithë javës për ta luajtur dhe për ta fituar ndeshjen. “Janë gjëra nuk varen nga stafi teknik, sidomos kur bëhet fjalë për financat”, – ka deklaruar ai.

“Ne deri dje në mesditë e dinim që nuk do të udhëtonim, – ka vijuar Duli. – Por duke falënderuar Refik Halilin dhe Lutfi Nurin, të cilët janë treguar të gatshëm për të na ndihmuar, nuk kemi pasur mundësi të bëjmë më tepër. Sepse edhe nëse do të niseshim ne nuk kemi avion, por furgon, që gjithsesi është rrugë dhe nuk i dihet. Ajo që duhet të them unë dhe që këmbëngul me shumë forcë është fakti që Federata duhet t’i kishte ndarë gjërat që në fillim të këtij sezoni dhe të mos punonte me dy standarde, aq sa sot ne të kishim vështirësi financiare, e cila nuk është e mirë për skuadrën.”

Mirëpo çështja është se Veleçiku e ka zgjedhur vetë të luajë në “Selman Stërmasi” me Kamzën, ashtu sikurse kishte bërë dhe një javë më parë me Besën, atje ku u mund mes shumë polemikash. Pyetja e “Gazetës së Sportit” për trajnerin e Veleçikut ka qenë pse nuk gjetët një stadium tjetër më afër për të mos pasur shpenzime të tjera? Dhe përgjigja e tij ka qenë: “Sepse askush nuk duket se na pranon. Edhe në Shkodër, gjithnjë nëse do të luanim, do të paguanim një shumë të caktuar lekësh. Pranuam të luanim në “Selman Stërmasi”, sepse duke qenë se do të bëhet gati për t’u rikonstruktuar, atëherë ka një pagesë më të ulët se të tjerët.”

Deri më tani Veleçiku ka luajtur në Kavajë, ndërsa eliminimi i Besës nga Kupa e Shqipërisë duket se ia ka mbyllur atë derë. Për të kaluar në Krujë e më pas dhe në Shkodër. E që nga 6 dhjetori, në përballjen me Besën, ka dalë në “Selman Stërmasi”. Një ekip endacakësh, që gjithë sezonin luan në fushë të huaj. Ndaj dhe tashmë financat janë pakësuar, aq sa nga faqja e facebookut Kategoria e Parë mësohet se tërheqja e presidentit të klubit, që është njëkohësisht Kryetari i Bashkisë së Koplikut, Ramadan Likaj, mund të çojë deri në shkrirjen e skuadrës.

 

Veleçiku – Kamza ?-?

Veleçiku: ?

Kamza: Sejdini, Nina, Xhemalaj, Udoh, Tafaj, Lame, Maho, Gjonaj, Blloku, Koleci, Olatunji Trajner: Y. Zani

Gjyqtarë: B. Breshanaj, D. Agaraj (Tiranë), S. Zeka (Shkodër)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh