Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

Share Button

AlbanianSport.com 25/01/2024 16:15

ASNN – “Yjet e Ballkanit në sport”, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë. Kristjan Asllani në vend të 21-të. Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim me agjencitë kombëtare të lajmeve në vendet e Ballkanit: Agerpres (Rumani), Anadolu Agency (Turqi), ANAMPA (Greqi), ATSH (Shqipëri), FENA (Bosnje dhe Hercegovinë), HINA (Kroaci), MPB (Maqedonia e Veriut), MINA (Mali i Zi) dhe Tanjug (Serbi), ka zhvilluar edicionin ne 50-të të sondazhit për sportistët më të mirë të vitit në Ballkan.

Në klasifikimin e yjeve të Ballkanit në sport morën vota gjithsej 57 sportistë, ndërsa pozicionimin më të lartë nga shqiptarët e kishte kampionia e atletikës, Luiza Gega, e cila u rendit në vend të 13-të më 12 pikë të grumbulluara. Gega zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke vijuar paraqitjet në nivelin më të lartë për të disatin vit radhazi, me rezultate historike dhe rekorde të shumta. Për të kuptuar sezonin e pabesueshëm të Luiza Gegës, mjafton të përmendim vetëm disa nga arritjet e saj në 2023- shin.

Një vit në të cilin Luiza Gega bëri histori me tripletë medaljesh ari në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Serbi në disiplinat 3,000 metra, 5,000 metra dhe 3,000 metra me pengesa. Një tjetër medalje të artë e fitoi në Ballkanikun e krosit në Bullgari, si dhe në gjysmë-maratonën ballkanike që u mbajt në Maqedoninë e Veriut. Medalje ari atletja shqiptare regjistroi edhe në Kampionatin Evropian Ekipor në Poloni në garën e 5,000 metrave.

Në Poloni Luiza Gega bëri histori, duke fituar edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike Europiane në garën e 3000 metrave me pengesa, rezultat që erdhi me kohë rekord për kompeticionin. Përveç titujve të zakonshëm në rang kombëtar, Luiza fiksoi edhe rekorde të reja në 3000 metra me pengesa, 5 km rrugë, gjysmë-maratonë, apo rekord ballkanik, rezultate këto të stampuara gjatë vitit 2023 nga atletja shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh