Anglia, sulmi më i mirë i Eliminatoreve të 2020-ës, e ndjekin Franca & Italia

Share Button

AlbanianSport.com 27/03/2019 21:45

ASNN – Gjermania është shquar gjatë viteve të fundit si skuadra më produktive në sulm, një makineri e vërtetë golash sidomos në Botërorin e vitit 2014, por këtë edicion eliminator të “Euro 2020”-ës, mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, gjermanët e fituan ndeshjen e parë në grupin e tyre, madje ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Holanda, me rezultatin 3-2, duke dhënë shenjat e një “ringjalljeje” të madhe.

Por, kur janë luajtur ndeshjet e para eliminatore të “Euro 2020”-ës, 3 skuadra janë evidentuar si më sulmueset dhe më efikaset në repartin sulmues në Evropë. Natyrisht, janë ende duelet e para dhe llogaritë bëhen në fund, kjo varet dhe nga kundërshtarët që kanë në grup dhe gjendjet e momentit, por vendin e parë e zë padyshim Anglia, e cila ka realizuar 10 gola në dy ndeshje.

Në fillim mundi Republikën Çeke 5-0, e më pas mundi në Podgoricë Malin e Zi me rezultatin 5-1. Pra, Anglia ka sulmin më të mirë në Evropë momentalisht. E dyta renditet Franca, e cila në dy ndeshjet e para ka shënuar 8 gola në grupin H, pra në grupin ku ndodhet edhe Shqipëria. “Gjelat” mundën fillimisht Moldavinë 4-1, ndërsa më pas shpartalluan Islandën 4-0.

Kuptohet, francezët janë kampionët e botës në fuqi dhe duke parë kundërshtarët që kanë në grup, natyrisht që janë favoritë për t’u kualifikuar e pse jo për ta fituar trofeun e Kampionatit Evropian. Ekipi i 3-të me sulmin më të mirë është Italia, e cila ka realizuar gjithashtu 8 gola, po aq sa Franca. Italianët mundën në ndeshjen e parë Finlandën me rezultatin 2-0, ndërsa më pas luajtën “tenis” me Lihtenshtejnin.

Të cilin e mundën me shifrat e thella 6-0. Ajo që e bën të veçantë skuadrën e trajnerit Roberto Mançini në këtë edicion kualifikues është niveli i lartë vetëbesimit dhe numri i madh i lojtarëve për t’u përzgjedhur, pra mundësia e madhe e seleksionimit, gjë që i japin Italisë epërsi të dukshme për t’u kthyer si “Zonjë e rëndë” në nivelin më të lartë evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh