Anglia shpall listën e lojtarëve për sfidën me Shqipërinë & San Marinon

Share Button

AlbanianSport.com 04/11/2021 17:10

ASNN – Anglia do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e fundit në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, dhe është bërë publike edhe lista e lojtarëve të grumbulluar për këto sfida. Përfaqësuesja e Anglisë do të luajë kundër Shqipërisë me 12 nëntor 2021 dhe kundër San Marinos me 15 nëntor 2021. Kështu, “Tre Luanët” do të luajnë dy ndeshjet e tyre të fundit të vitit 2021 në mesin e këtij muaji dhe skuadrës së trajnerit Gareth Sauthgejt i duhen 4 pikë nga dy ndeshjet për të garantuar një vend në Botërorin e dimrit të ardhshëm.

Megjithatë, edhe ndërthurjet e rezultateve të tjera mund ta ndryshojnë gjendjen edhe më në favor të anglezëve. E pamposhtur deri më tani në 8 ndeshje eliminatore, duke përfshirë 6 fitore, Anglia do të kërkojë ta mbyllë fushatën në mënyrë të përsosur me dy fitore. Trent Aleksandër-Arnold u la jashtë skuadrës në ndeshjet e mëparshme për shkak të lëndimit, por mbrojtësi i djathtë rikthehet në përzgjedhje. Nuk ka vend në skuadër për Aleks Okslejd-Çembërleinin, megjithëse kjo nuk është befasi duke pasur parasysh mungesën e minutave lojë dhe konkurrencën me të cilën përballet.

 

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Gareth Sauthgejt:

Portierë: Sem Xhonston (Uest Bromuiç Albion), Xhordan Pikford (Everton), Aron Rasdejl (Arsenal)

Mbrojtës: Trent Aleksandër-Arnold (Liverpul), Ben Çilluell (Çellsi), Konor Koadi (Volverhempton Uondërërs), Ris Xhejms (Çelsi), Herri Meguajër (Mançester Junajtid), Tajron Mings (Aston Vila), Luk Shou (Mançester Junajtid), Xhon Stons (Mançester Siti), Kajl Uokër (Mançester Siti).

Mesfushorë: Xhjudë Bellingam (Borusia Dortmund), Xhordan Henderson (Liverpul), Mejson Maunt (Çellsi), Kalvin Filips (Lids Junajtid), Deklan Rajs (Uest Hem Junajtid), Xhejms Uord-Prous (Sauthempton).

Sulmues: Tami Abraham (Roma), Xhek Grilish (Mançester Siti), Fil Foden (Mançester Siti), Herri Kejn (Totenhem), Markus Rashford (Mançester Junajtid), Bukajo Saka (Arsenal), Rahim Stërling (Mançester Siti).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh