Angli-Islandë, nga “Uembli”, në… “Elbasan Arena”?! FSHF e pohon si alternativë

Share Button

AlbanianSport.com 11/11/2020 17:05

ASNN – Burime në FSHF pohojnë për RTSH Sport se është ofruar “Elbasan Arena” si stadium. Ka qarkulluar si një hipotezë e bujshme, por gjasat që të bëhet realitet janë të qenësishme dhe dueli Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri. Në fakt, një hipotezë e tillë është publikuar para dy ditësh nga rrjeti prestigjioz britanik, “BBC”, por tanimë po dalin edhe hollësi që po lënë të nënkuptohet se ajo mund të bëhet realitet.

Bëhet fjalë për përballjen e vlefshme për grupin e dytë të Ligës A të Ligës së Kombeve të Evropës midis Anglisë dhe Islandës, e cila mund të zhvillohet në Shqipëri. Një gjë e tillë vjen për arsye se qeveria e Britanisë së Madhe, ka marrë së fundmi një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Londrës, për shkak të shqetësimeve që janë duke qarkulluar së fundmi rreth një lloji të ri të virusit korona, që pretendohet se është përhapur së fundmi nga gjitarët te njerëzit.

Ky vendim ka shkaktuar një situatë kaotike, pasi Islanda, kundërshtarja e Anglisë më 18 nëntor, 3 ditë më herët do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen dhe është e detyruar të fluturojë, direkt pas kësaj sfide drejt Anglisë. Kjo ka bërë që të diskutohet ideja se, në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët me autoritetet qeveritare, kjo ndeshje të zhvillohet në fushë neutrale, ku Shqipëria ka dalë si kandidatja kryesore për të pritur përballjen mes Anglisë dhe Islandës, të mërkurën e 18 nëntorit.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për RTSH Sport burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë sqaruar se përveç Shqipërisë, si destinacione alternative, përveç Shqipërisë, janë edhe Greqia, por edhe Qiproja. Burimet në fjalë kanë sqaruar se stadiumet për të cilat bëhet fjalë janë “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa përjashtohet “Arena Kombëtare” e cila do të presë dy ndeshje për 4 ditë, teksa Kombëtarja pret aty Kazakistanin dhe Bjellorusinë, në dy duelet e fundit të Ligës së Kombeve të Evropës.

“Elbasan Arena” duket si zgjedhja më e preferuar, ndërsa Shqipëria ka edhe rregulla disi më të zbutura sa u përket masave për mbrojtjen nga “Covid-19”. Burimet pranë organizimit që qeveris futbollin shqiptar kanë sqaruar gjithashtu se kjo çështje është duke u shqyrtuar edhe nga UEFA, teksa vendimi përfundimtar pritet të merret brenda ditës së premte.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh