AlbanianSport.com 04/01/2024 17:00
ASNN – Luan me klubin ndaj Totenhemit më 13 janar dhe me përfaqësuesen ndaj Guinesë më 14 janar. Dy ndeshje dhe një udhëtim ndërkontinental brenda vetëm 24 orëve. Kështu do të ndodhë me portierin e Mançester Junajtid, Andre Onana, i cili do të udhëtojë drejt Bregut të Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës, menjëherë pas ndeshjes me Totenhemin në kuadër të Premier Ligës Angleze. Kështu, portieri i Mançester Junajtid, Andre Onana, do të udhëtojë drejt Bregut të Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës, menjëherë pas ndeshjes me Totenhemin në kuadër të Premier Ligës Angleze.
Dueli mes “Djajve të kuq” dhe Totenhemit do të luhet më 14 janar dhe Onana jo vetëm që do të jetë në portë në këtë ndeshje, por do të luajë edhe për Kamerunin 24 orë më vonë, në përballjen e parë të veprimtarisë kontinentale kundër Guinesë. Kjo është marrëveshja e arritur ndërmjet të gjitha palëve, vetë portierit, klubit anglez dhe Federatës Kamerunase të Futbollit. Me këtë marrëveshje është mundësuar që bashkimi i Onanas me Kamerunin të shtyhet, ndonëse skuadrat janë të detyruara t’i lirojnë lojtarët dy javë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Kështu që 27-vjeçari Onana do të jetë në gjendje të luajë edhe në ndeshjen e turit të 3-të të Kupës së Anglisë (FA Cup), që Mançester Junajtid zhvitë hënën ndaj Uiganit, 6 ditë përpara duelit me Totenhemin në Stadiumin “Olld Trafford”. Vetëm pas këtij dueli, Onana do të fluturojë menjëherë drejt Bregut të Fildishtë për të qenë në dispozicion të Kamerunit për ndeshjen e parë të turneut Afrikës. Turneu afrikan nis më 13 janar dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt, ndërsa do të marrin pjesë 24 ekipe përfaqësuese të këtij kontinenti.
Mançester Junajtid e bleu Onanën nga Interi korrikun e kaluar me dijeninë se ai ishte tërhequr nga përfaqësuesja e Kamerunit dhe nuk do të shkonte në Kupën e Afrikës, gjë që iu komunikua edhe nga vetë portieri. Mirëpo, Onana u bind nga Federata Kamerunase e Futbollit dhe faktorë të tjerë të kthehej, një vendim që Mançester Junajtid ka vendosur ta respektojë plotësisht. Edhe krerët e federatës kamerunase e pranojnë se klubi nuk priste të humbiste Onanën në një pikë kyç të edicionit dhe ka pasur hezitime për ta lënë atë të lirë për Kupën e Afrikës, çka përfaqëson një tjetër dhimbje koke për trajnerin Erik Ten Hag, i cili është nën presion prej rezultateve të dobëta në kampionat dhe eliminimit nga Evropa.