Gjergj Vyshka 05.02.2015 14:55
Me një liste të gjatë trofesh dhe çmimesh në shtetin fqinj Greqi, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook”, KF Naftëtari, Andon Papajorgjiu është rikthyer në qytetin e tij të lindjes dhe për tre vjet rresht vazhdon punën për stërvitjen e talenteve kuçovarë në boks, kikboks, taekuondo, mundje, mai-tai, karate, xhiu-xhitsu etj. I vetëm ka krijuar një palestër dhe arrin ta mbaj “gjallë” pasi ka arritur të krijoj një ekip kikboksi, i cili përfaqëson Kuçovën në rang kombëtar.
Trajneri Andon Papajorgjiu ndihet mjaft i zhgënjyer për shkak se në Kuçovë mungon mbështetja për artet marciale dhe vështirësitë e tjera si mentaliteti për këtë sport, ana ekonomike dhe mungesa e sponsorëve. Dhe kjo bën që Kuçova here pas here të përfaqësohet me një sportist në kampionat. Gjithsesi ai nuk dorëzohet dhe është gati të përfaqësoj Kuçovën, së bashku me boksierët dhe djemtë e vegjël të shkëlqyer që ai stërvit. Dhe ata janë të bindur se do ta vazhdojnë rrugën e suksesit.
Në datën 25 prill dhe 20 maj do të zhvillohet Kampionati në Tiranë për të rinj, atje ku Kuçova do të përfaqësohet me këta sportistë Bruno Papajorgjiu. Erdi Malasi, Reklist Çela, Egi Xhafa, Nurjan Hasani. Në datat 12-13 Qershor në Kuçovë zhvillohet Kupa e Shqipërisë në boks në kafaz, atje ku Kuçova do të përfaqësohet me këta sportistë: Albert Zaimi, Veli Sula, Adi Metushi. “Ftojmë të gjithë bizneset të kontribuojnë në këtë sport ku talentet janë shumë vetëm kanë nevojë për mbështetje financiare”, – ka thënë Papajorgjiu