AlbanianSport.com 09.12.2015 09:45
ASNN – Ish-lojtari dhe trajneri kuqezi, Karlo Ançeloti: “Mihajloviç është një zgjedhje e mirë, por për të arritur në vendet e larta duhen investime. Kombëtarja? Jo, tani dua të rifitoj Ligën e Kampioneve. Kombëtaren pas Kontes? Nuk kam ende një dëshirë të fortë për të drejtuar kombëtare, edhe sepse do të më pëlqente të kthehesha e të stërvitja për ditë. Mbi të gjitha kam një dëshirë të madhe për të fituar një tjetër Ligë të Kampioneve”. Karlo Ançeloti ka ide të qarta për të ardhmen: i gatshëm për një klub shumë konkurrues, por jo për përfaqësuesen.
I intervistuar nga “Premium Sport”, ish-tekniku i Real Madridit përjashton mundësinë që në një të ardhme të jetë trajner përfaqësueseje, pavarësisht se mund të ishte i thirrur nga Italia. Trajneri nga Rexhioli ka qenë i kontaktuar edhe nga Bajern i Mynihut në rastin nëse Guardiola do të mund të ikte në fund të sezonit. “Të jesh i kontaktuar për një stol të rëndësishme është shumë stimuluese, të gjithë janë duke pritur vendimin e Guardiolës, – komenton Ançeloti. – Mua më pëlqen Anglia, por e përgjithshmja është dëshira për t’u kthyer për të stërvitur një skuadër të madh.”
“Arsenal e Mançester Junajtid? – vijon ai. – Mund të ndodhë gjithçka ose asgjë, edhe mund të qëndrojë i ndalur edhe për një vit. Janë të shumtë trajnerët e zotë në qarkullim; gjëja e sigurt është se dua të qëndroj pushim deri në fund të vitit, nuk marr një skuadër në vazhdimin e garës”. E nëse do të duhet të peshkonte lojtarë në Serinë A për të forcuar skuadrën e tij, ai do të deklaronte: “Mes të huajve do të merrja Higuain, që e ka sjellë Napolin në vendet e para të renditjes me golat e tij. Midis italianëve do të zgjidhja Insinjen, Bazelin, Romanjolin dhe Bernardeskin, janë të shumtë të rinjtë italianë të cilët janë duke dalë në skenë”.