Altin Rraklli: Gjermanët më shikonin shtrembër për golin e 1994-s

Share Button

Altin-Rraklli-gol-Gjermanise

Gjergj Vyshka 10.04.2015 10:05

Shqipëri-Gjermani në një duel veteranësh më 7 maj 2015 në “Elbasan Arena”. Ish-sulmuesi: “Kur kam shënuar më 1994-n, edhe miqtë e mi gjerman duket sikur e thonin si e bërë ti”?” Shqipëri – Gjermani, ndeshja e adhuruar ndër vite për të gjithë shqiptarët, do të rikthehet përsëri në qendër të vëmendjes së shqiptarëve. Tashmë jo për kombëtaret e mëdha, por për veteranët, ndërsa kjo ndeshje luksi do të luhet më 7 maj në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë kanë 14 vjet që nuk janë ndeshur me gjermanët dhe ndeshjet me ta janë gjithmonë të freskëta për emocionet që kanë sjellë tek shqiptarët.
Një ndër ata që ka shënuar gol në portën gjermane është dhe Altin Rraklli, që më 16 dhjetor 1994 do të ngushtonte rezultatin në 2-1 në Kaizerslautern. Pikërisht emocionet e atij goli, ironinë e gjermanëve dhe shikimin shtrembër se si një shqiptar mund të shënonte në portën e tyre, sulmuesi kavajas ka pranuar t’i rrëfejë për Gazetën Telegraf. Sepse një ndeshje mes veteranësh me Gjermaninë duket se është kënaqësi për të gjithë. Ja dhe intervista e Altin Rrakllit për Gazetën “Telegraf”.

– Sapo ka ardhur lajmi për një ndeshje veteranësh me Gjermaninë. Ju jeni ndër ata që jo vetëm i keni shënuar Gjermanisë, por dhe pjesën më të madhe të karrierës e keni bërë atje. Çfarë zgjon kjo miqësore me veteranët gjermanë për ju?
– Ndodhesha për momentin në zyrën time në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe rastësisht e mora vesh këtë lajm. Ngaqë isha atje nxitova për t’u ngjitur e për të marrë vesh më mirë nëse ishte e vërtetë kjo miqësore me veteranët e Gjermanisë, apo jo. Kjo është një gjë fantastike dhe duhen përgëzuar të gjithë protagonistët që e menduan dhe do ta realizojnë këtë miqësore. Patjetër që për mua si individ, apo për gjithkënd që ka veshur fanellën kuqezi dhe që ka luajtur përballë Gjermanisë është emocionuese. Sepse rikthehemi të luajmë pas kaq kohësh një ndeshje të tillë. Tifozët e futbollit këtu në Shqipëri, apo dhe ato jashtë, besoj se do ta mirëpresin një miqësore të tillë. Për mua personalisht është një rast ideal për të marrë fitoren e parë historike ndaj tyre.

– Kë do të cilësonit si përballjen më emocionuese ndaj Gjermanisë për aq kohë sa ju keni qenë në kombëtare?
– Të gjitha ndeshjet ndaj Gjermanisë kanë pasur vlerën e vet të veçantë. E kjo kuptohet për vet historikun që ka kjo kombëtare. Por unë do të kujtoja ndeshjen në Hanovër më 1997, teksa unë nuk kam luajtur për arsye kartonësh. E atje jemi mundur 3-4. Apo dhe ndeshjen e 24 marsit 2001 në Leverkusen, teksa ishim shumë pranë barazimit.

– Si ishte për një shqiptar t’i shënonte Gjermanisë në fushën e vet edhe duke qenë pjesë e kampionatit vendës?
– Kundër çfarëdolloj skuadre që luan kur shënon është kënaqësi. Por në rastin tim ishte një ndjenjë e veçantë..

– …që do të thotë?
– E kisha më tepër fjalën tek miqtë e mi gjerman, të cilët më dukej sikur më shikonin e më thonin: Si na e bërë ti gjithë atë gol? Mirëpo në fushën e lojës nëse do të kisha mundësi dhjetë gola do t’i bëja.

– Po në skuadrën tuaj të Frajburgut, apo tek tifozeria si u prit?
– Ç’të të them. Kur reagojnë miqtë me atë mënyrë, si do të mund të reagonin ndryshe qytetarët e thjeshtë? Megjithatë unë jam shqiptar dhe detyra ime, apo e gjithkujt tjetër, ishte të jepnim maksimumin për fanellën kuqezi. Dhe mendoj se e kemi bërë mirë për aq kohë sa luajtëm me fanellën kuqezi.

– Sulmuesi gjithnjë ka punë me mbrojtësin, cili ka qenë më i bezdisshmi në kombëtaren gjermane dhe që realisht do të doje ta kishe përballë më 7 maj?
– Shiko, Gjermania e asaj kohe, jo vetëm sepse ishte kampione e botës, apo dhe e Evropës, por dhe për gjithçka tjetër kishte emra të mëdhenj në formacionin e saj. Mund të përmend këtu Jurgen Kohler, apo Tomas Bertold, etj. Mbrojtës shumë të fortë dhe që ishte kënaqësi kur i dribloje e më pas dhe t’i shënoje gol.

– Me mendjen tënde si do të ishte një formacion ideal veteranësh kuqezi për të mundur Gjermaninë më 7 maj?
– Nuk e di, sepse nuk është detyra ime që të përzgjedh lojtarët. Patjetër që do të ketë një trajner, i cili do të përzgjedhë lojtarët që duhen. Por unë do të sugjeroja lojtarët më të mirë fizikisht, apo ato që nuk janë ndarë ende plotësisht nga sporti në këto vitet e fundit. Sepse me siguri Gjermania do të vijë me njerëzit më të stërvitur. Pasi për krenarinë që kanë e duan ta fitojnë një ndeshje të tillë.

– Së fundi një mesazh për publikun, i cili kuptohet që mund ta ketë të vështirë të jetë i shumtë në stadium në një ndeshje veteranësh, kuptohet në krahasim me kombëtaren e madhe…
– Unë i ftoj në stadium që të vijnë të shumtë. Të vijnë të na mbështesin ashtu sikurse e kanë bërë dhe herë të tjera, sepse këtë herë ne do të fitojmë ndaj Gjermanisë. Unë garantoj dhe besoj se spektakli do të jetë i garantuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh