AlbanianSport.com 14.01.2015 11:20
ASNN – Edison Kapo dhe Redjan Hatia janë dy afrimet e radhës për Albpetrolin në grupin e Veriut të Kategorisë së Dytë.
Të dy lojtarët, të cilët sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e patosarakëve, në fazën e parë kanë luajtur me Luzi 2008.
Por tashmë janë rikthyer në Patos, ndërsa tifozeria e Albpetrolit jo vetëm që i ka mirëpritur, por ia di vlerat që ata kanë në fushë.
Dhe në kushtet kur janë tradhtuar nga Gega, që ka shkuar tek Tomori, atëherë ardhja e Kapos dhe Hatisë është një plotësim më shumë për skuadrën e Llazar Dushit.