AlbanianSport.com 12.01.2014 08:40
ASNN – Albpetroli e ka shtyrë miqësoren me Bylisin, e parashikuar për t’u zhvilluar dje në “Alush Noga” të Patosit. Ballshiotët janë përpara një sfide të rëndësishme në kampionat, teksa do të luajnë me Sopotin në fushë të huaj, ndeshje e cila do të luhet të dielën në fushën sportive të Peqinit. Ndaj dhe nuk kanë pranuar për ta luajtur këtë miqësore me Albpetrolin. Ndaj patosarakët kanë vendosur të luajnë sot me Orikumin, kjo për herë të dytë, teksa e kanë mundur më parë 2-1. Nuk duhet harruar që Albpetroli është mundur 1-2 nga Tomori e kjo miqësore në Patos ndaj Orikumit është e treta e patosarakëve në periudhën përgatitore dimërore.