AlbanianSport.com 13.01.2015 08:25
ASNN – Armando Gega është afrimi i parë i Albpetrolit në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Pikërisht lojtarin 27-vjeçar, të cilin Bylisi, së bashku me Klaus Borakajn dhe Julian Priftin, e quajti të panevojshëm për skuadrën, e ka përfituar Albpetroli.
Gega në mbrëmjen e së dielës jo vetëm që ka rënë dakord me drejtuesit e skuadrës patosarake, të cilët pretendojnë të ndërtojnë një skuadër të aftë pse jo për të pretenduar dhe ngjitjen në Kategorinë e Parë, por dje ka dalë dhe në stërvitje me ekipin e tij të ri në stadiumin “Alush Noga” në Patos.
Albpetroli zyrtarisht ka nisur periudhën përgatitore për fazën e dytë të kampionatit të Kategorisë së Dytë, i cili starton më 22 shkurt. Dhe pritet që patosarakët të kenë dhe përforcime të tjera, të cilat do t’i bëjnë zyrtare në ditët në vazhdim.