AlbanianSport.com 05.12.2016 09:35
ASNN – Sulmuesi kosovar Albian Ajeti është i lumtur që shënoi dy gola për St. Galenin. Por, më i lumtur është që St. Galeni me golat e tij e fitoi të dielën ndeshjen ndaj Sionit me shifrat 2-1, të zhvilluar në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Të dielën mbrëma, sulmuesi 19-vjeçar për gazetën e mirënjohur kosovare “Koha Ditore” ka thënë se shpreson që në ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij viti të shënojë sa më shumë gola për St. Gallenin, ku është i huazuar nga skuadra e Bundesligës së Gjermanisë, Augsburg.
“Jam shumë i lumtur në radhë të parë që ekipi fitoi ndeshjen, – ka thënë Ajeti për të përditshmen në fjalë. – Ishte një fitore e rëndësishme. Dhe, sigurisht që jam i kënaqur që arrita të shënoja dy gola. Kjo tregon se vetëm kur kam minutazh shumë në këmbë mund të arrij të tregoj vlerat e mia. Shënova dy gola që patën vlerën e 3 pikëve.”