AlbanianSport.com 30.01.2016 12:55
ASNN – Një tjetër talent shqiptar po mahnit në Holandë dhe i dhuron fitoren skuadrës së tij. Kështu, pas Milot Rashicës, një tjetër futbollist i talentuar shqiptar po mahnit me paraqitjet e tij në Holandë
Ai është Alban Bunjaku, që luan për skuadrën e Dordrehtit në kategorinë e dytë të kampionatit holandez të futbollit. Bunjaku ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, Dordrehtin ndaj FC Osit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 3-2.
Bunjaku e shënoi golin e fitores në minutën e 82-të të takimit, duke i dhënë kështu skuadrës së tij 3 pikët e plota. Më parë, Bunjaku ka qenë edhe pjesë e akademisë së Arsenalit, nga vitit 2010 deri në vitin 2012.
21-vjeçari është transferuar nga Darbi Kaunti te Dordrehti gjatë merkato së janarit, ku ka bërë dy paraqitje deri më tani.