AlbanianSport.com 15.05.2016 18:30
ASNN – Terrori godet sërish sportin dhe lajmet më të fundit që vijnë nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se policia ka shpërthyer një bombë në Stadiumin “Olld Treford”.
Ndeshja e fundit në Premier Ligën Angleze, ndërmjet Mançester Junajtid dhe Bornmuthit, që duhej të zhvillohej duke nisur nga ora 16:00, u anulua për shkak të një pakoje të dyshimtë.
Pas hetimeve të bëra, Policia e Mançesterit ka konfirmuar se një shpërthim i kontrolluar është kryer në “Olld Traford”.
Mediat britanike raportojnë se pakoja e dyshuar ishte një bombë e improvizuar që është gjetur në pjesën veri-perëndimore të stadiumit të “Djajve të kuq”.
Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se do të ricaktohet, sa më shpejtë që të jetë e mundur, data për zhvillim e kësaj ndeshje të anuluar.