Akuza e Roland Tares: Volejboll informal, s’jemi asgjëkundi

Share Button

Volejboll-Femra-Partizani-Tarja-pushim

Gjergj Vyshka 24.12.2014 12:05

Analiza e trajnerit të Partizanit për femra për ekipin e tij dhe për të gjithë sportin e rrjetës: “Shyqyr që po bëjmë asamblenë e zakonshme, sepse nëpër kafe e bëjmë sportin për 30 minuta”. Roland Tarja, trajneri i Partizanit në volejboll për femra, dje ka qenë i ashpër në intervistën e dhënë për “Gazetën e Sportit”. Ka analizuar të gjithë pjesën e parë të sezonit të Partizanit të tij, e cila me largimet e Sofranac, Jakiç, Prengës dhe Fagut ka mbetur një skuadër e zakonshme, atje ku Tuci e Xhixha janë pak.

Megjithatë, edhe duke aktivizuar ato lojtare që sezonin e kaluar janë aktivizuar pak, atëherë Tarja thotë se janë brenda objektivit. Pa thënë që kanë fituar besimin e tij, ndërsa objektivi është arritja e vendit të dytë, që e mban Tirana, ashtu sikurse ruajtja e pozicionit nga kërcënimi i Teutës në vendin e katërt. Si trajner i zoti, ai vë re se largimi i Laskut (Kadriu), Sejfullait, Hoxhës dhe Sallakut, të cilat kanë pasur arsyet e tyre, ndërsa presin të bëhen me fëmijë, ka ulur nivelin e kampionatit.

Dhe ndërkohë ai ka vërejtje për fakti që në arenën ndërkombëtare investohet vetëm për të marrë një set. Dhe për të gjitha këto, ndërsa sipas tij volejbolli shqiptar është kthyer në informal, Tarja mendon se shyqyr që po bëhen asambleja e zakonshme në janar. “Sepse në kafe e bëjmë sportin dhe volejbollin për 30 minuta, kurse në realitet nuk bëjmë asgjë”. Ja dhe intervista e tij për “Gazeta e Sportit”.

 

– Si mund të cilësohet pjesa e parë e kampionatit për Partizanit?

– Brenda objektivave, të shohim se 2015-ta mos na bëjë ndonjë dhuratë që do t’i vlejë skuadrës për të qenë më e fortë dhe më rivalizuese me të tjerët.

 

– Çfarë skuadre ishte Partizani në kushtet kur u larguan Sofranac, Jakiç, Prenga dhe Fagu?

– Ishin largime të rëndësishme nga skuadra, por ajo që duhet të them se pozicioni që kemi në renditje, që do të thotë në vendin e tretë, është njësoi si vitin e kaluar. Kemi shfrytëzuar lojtaret që kanë pasur më pak hapësira në aktivizim vitin e kaluar dhe të gjitha ato që kanë luajtur e kanë justifikuar besimin tim.

 

– Sa e aftë është kjo skuadër që të rivalizojë përsëri për titullin “kampion”?

– Gjatë kësaj pjese të parë të kampionatit, apo dhe në Kupën e Federatës, Kupën e Pavarsisë dhe atë të Shqipërisë, kemi treguar se mund të bëjmë ndeshje dinjitoze. Por të shohim në janar se çfarë mund të ndryshojmë në stërvitje dhe në përbërje. Duhet të kemi parasysh që niveli nuk është ai i vjetshmi, ndërsa largimi i disa lojtareve, kjo për arsye të ndryshme, ka ulur shumë nivelin e ndeshjeve

 

– Keni piketuar ndonjë element të domosdoshëm në lëvizjet e lojtareve në tregun e dimrit?

– Kadriu, Sejfullai, Hoxha, Sallaku janë shumë për një kampionat të varfër me lojtare cilësore…

 

– … që do të thotë se i keni në planet e juaja?

– Këto janë lojtare cilësore, të cilat sivjet, edhe sepse kanë mbetur shtatzënë dhe presin të bëhen me fëmijë, nuk kanë luajtur. Ato janë aktivizuar me Tiranën dhe Barletin Volej e gjithmonë i kanë dhënë bukuri kampionati. Në këto kushte, mungesa e aktivizimit të tyre ka ulur ndjeshëm nivelin e kampionatit. Sepse largimi i tyre e ka bërë më të varfër garën.

 

– Megjithatë kë shihni rivale për titull “kampion”?

– Duke qenë se jemi në vendin e tretë rivalin tonë më të afërt shohim Tiranën e vendit të dytë. Pastaj shohim e bëjmë, por duke e bërë garën të tillë që të ruhemi nga vendi i katërt, të cilin aktualisht e mban Teuta

 

– Çfarë mund të thuhet për nivelin e volejbollit shqiptar në kushtet kur kombëtaret nuk ekzistojnë dhe në Kupat e Evropës nuk bëjmë më shumë se sa një raund?

– Ky është një problem i vogël përpara informalitetit që ekziston në volejbollin shqiptar..

 

– … që domethënë?

– Para se të dalësh në Evropë duhet të kesh nivel në vend? A e patë Studentin për meshkuj? Investimi kryhet vetëm për të marrë një set. Gjithsesi ishte e bukur që të shihje pas 20 vjetësh Donald Suxhon. Por ai ishte nga planet tjetër, shumë larg asaj që bëjmë të gjithë ne bashkë. Duhet thënë shyqyr që pas gjashtë apo dhjetë vjetësh po bëjmë asamble sepse në kafe volejbollin e bëjmë për 30 minuta, kurse në realitet nuk bëjmë asgjë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh