AlbanianSport.com 19.06.2015 20:45
Kosovari Adnan Januzaj nuk do të largohet nga Mançester Junajtid gjatë kësaj vere, pasi kjo është dëshira e lojtarit dhe skuadrës. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i lojtarit, Dirk de Vriese, i cili tha se trajneri Luis Van Gal do t’i refuzojë të gjitha ofertat që vijnë në drejtim të lojtarit.
“Adnani po ndihet mirë në radhët e Mançester Junajtid dhe skuadra nuk dëshiron që ai të largohet. Ai ende po konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në vitet e fundit”,
– tha de Vriese për “Sportwitness”.
“Ka shumë skuadra që janë të interesuara për të, që ta transferojnë dhe huazojnë, por Adnani dëshiron të qëndroj dhe të bëhet legjendë e Mançester Junajtid”, – ka përfunduar agjenti i futbollistit kosovar të përfaqësueses belge.