Agim Canaj: Mënyra e organizimit të klubeve të futbollit, “thembra e Akilit” (II)

Share Button

Agim-Canaj-Dinamo

Adriatik Balla 19.10.2015 14:20

Shqipëria bëri një edicion fantastik në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit, duke siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në një eveniment të madh sikurse është “Euro 2016”-ta.
Emocionet kanë qenë të mëdha, jo vetëm nga protagonistët në fushë dhe fansat e përfaqësueses në tërësi, por edhe nga ish-futbollistë e trajnerë që ndër vite e kanë dëshiruar këtë moment të veçantë të futbollit kombëtar.
E, ndërsa jehona dhe gëzimi që solli kualifikimi i Kombëtares vijon, në kampionat kompetentët po bëjnë llogaritë e tyre, por dukshëm niveli i futbollit tonë është i dobët, pa vizion dhe me probleme të shumta, si në aspektin infrastrukturor, ashtu dhe organizativ.
Me përjashtim të Skënderbeut, i cili ka arritur një stad më të mirë dhe po bën përpara me profesionalizëm, gjë që shprehet dhe me suksesin e ekipit korçar gjatë këtyre viteve, klubet e tjera vijojnë të notojnë në moçalin e “marrjes peng” të individëve të ndryshëm, shprehur më mirë se me çdo gjë me identifikimin e klubit me emrin e drejtuesit.
Ky mentalitet nuk e lë të zhvillohet futbollin tonë. Kështu mendon dhe një nga trajnerët e mirënjohur të Superiores, Agim Canaj, i cili i di mirë të metat e funksionimit të klubeve dhe ka ngritur shpesh zërin për përmirësimin e kushteve, sidomos sa i takon statusit të trajnerit.
Ndër të tjera, Canaj kthehet tek Kombëtarja, suksesi i saj, duke pasur besim se uria e kuqezinjve për sukses dhe karrierë, do të sjellë pse jo surprizën e Shqipërisë në “Francë 2016”.
AlbanianSport.com po ju sjell këtu në 3 pjesë, duke nisur nga dje, e duke vijuar sot e nesër, intervistën që trajneri i njohur i futbollit shqiptar dha për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Skënderbeu nuk është i tillë, ju e dini, pra kemi një model ku mund të bazohemi apo jo?
– Dakord, Skënderbeu është një shembull i mirë, evident dhe për momentin është më i miri. Trajneri tek Skënderbeu ndihet komod, sepse është ngritur një strukturë, klubi ka pasur sukses dhe unë jam i bindur se ata po shkojnë drejt titullit nr. 6. Natyrisht, është shpejt për të folur për përfundimet e garës, por Korça ka lojtarë më cilësorë, një grup më harmonik dhe ajo që është kryesorja, këtij klubi i funksionojnë hallkat.

 

– Po ju shtroj një pyetje konkrete: Cila është marrëdhënia trajner-president në futbollin shqiptar?
– E vështirë, sepse trajneri përplaset me presidentin direkt dhe më pas ndodh prishja. Klubet këtu tek ne nuk ndërtohen mbi baza profesionale, por mbi baza individuale të bazuar tek presidenti. Ja t’i shohim me radhë: Partizani pas Xhanit iku në kategorinë e tretë, Dinamo ra gjithashtu shumë keq, Besa e Kavajës një kategori më poshtë, Vllaznia në pikë të hallit e gati të bjerë. Është problem shqetësues ky tranzicioni i gjatë i futbollit shqiptar. Ndryshe operon Skënderbeu, prandaj është dy hapa para të tjerëve.

 

– Desha një mendim tuajin edhe për nivelin e kampionatit. Kjo analizë mund të vijë edhe si një reflektim për suksesin e deritanishëm në kampionat të Partizanit, apo një sjellje ndryshe të Tiranës. Ju si e shihni vazhdimësinë?
– Le të mbetemi tek mënyra e organizimit, se atje nis gjithçka. Partizani duket se ka bërë përmirësime të ndjeshme, por stërvitet me qira, nuk ka një fushë të tijën. Kur nuk ke një kompleks tëndin gjërat nuk janë asnjëherë në të mirën afatgjatë. Megjithatë, Partizani e ka zgjidhur këtë problem, duke pasur një organizim të mirë. Tirana ka problemet e saj dhe këto dihen. Kurse Kukësi ka organizim të mirë, por nuk mund të shkojë më lart se i mungojnë kushtet. Pra dalim në konkluzionin që problemi i futbollit tonë është mungesa e terrenit intelektual dhe profesional. Klubet nuk janë në këtë terren profesional dhe sa kohë janë të tillë do të ketë gjithnjë probleme.

 

– Ka dhe një problem tjetër gara, ndoshta dhe për faj të formulës, se ata që bien janë mësuar që tani. Ballshi e Puka nuk kanë skuadra që mbijetojnë. Si e gjykoni?
– Jo, nuk mund ta them këtë, është herët për të dhënë verdikte. Edhe këto skuadra po bëjnë përpjekje, por patën organizim të dobët në fillim. Bylisit i erdhi me vonesë kontingjenti dhe i duhet kohë të harmonizohet. Kurse 7-8 ekipet e tjera do të rivalizojnë, kjo është e kuptueshme, kështu që gara do të jetë e mirë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh