Agim Canaj: Kuqezinjtë, të etur, mund të bëjnë surprizën në Evropian (III)

Share Button

 

Armeni-Shqiperi-0-3-feste

Adriatik Balla 20.10.2015 12:30

 

Shqipëria bëri një edicion fantastik në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit, duke siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në një eveniment të madh sikurse është “Euro 2016”-ta.

Emocionet kanë qenë të mëdha, jo vetëm nga protagonistët në fushë dhe fansat e përfaqësueses në tërësi, por edhe nga ish-futbollistë e trajnerë që ndër vite e kanë dëshiruar këtë moment të veçantë të futbollit kombëtar.

E, ndërsa jehona dhe gëzimi që solli kualifikimi i Kombëtares vijon, në kampionat kompetentët po bëjnë llogaritë e tyre, por dukshëm niveli i futbollit tonë është i dobët, pa vizion dhe me probleme të shumta, si në aspektin infrastrukturor, ashtu dhe organizativ.

Me përjashtim të Skënderbeut, i cili ka arritur një stad më të mirë dhe po bën përpara me profesionalizëm, gjë që shprehet dhe me suksesin e ekipit korçar gjatë këtyre viteve, klubet e tjera vijojnë të notojnë në moçalin e “marrjes peng” të individëve të ndryshëm, shprehur më mirë se me çdo gjë me identifikimin e klubit me emrin e drejtuesit.

Ky mentalitet nuk e lë të zhvillohet futbollin tonë. Kështu mendon dhe një nga trajnerët e mirënjohur të Superiores, Agim Canaj, i cili i di mirë të metat e funksionimit të klubeve dhe ka ngritur shpesh zërin për përmirësimin e kushteve, sidomos sa i takon statusit të trajnerit.

Ndër të tjera, Canaj kthehet tek Kombëtarja, suksesi i saj, duke pasur besim se uria e kuqezinjve për sukses dhe karrierë, do të sjellë pse jo surprizën e Shqipërisë në “Francë 2016”.

AlbanianSport.com po ju sjell këtu në 3 pjesë, duke nisur nga e diela, e duke vijuar dje dhe sot, intervistën që trajneri i njohur i futbollit shqiptar dha për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, dhe sot është pjesa e tretë dhe e fundit.

 

 

… Vijon nga dje

 

 

– Kombëtarja bëri një shpërthim historik, u kualifikua dhe në një farë mase konkretizoi edhe punën e brezave të tërë. Ju vetë keni qenë futbollist në një kohë që futbolli ka pasur një kontingjent të shquar lojtarësh. Shyqyri Rreli i mëshon këtij fakti…

– Unë kam qenë pjesë e Dinamos, por kam luajtur dhe me të rinjtë e Kombëtares ku kemi pasur sukses në rang ballkanik. Kombëtarja e asaj periudhe ka qenë cilësore dhe trajnerët kanë qenë shumë të mirë. Ishte një kategori futbollistësh cilësorë që për kohën ishte vlerë. Mund të them se ka qenë një brez i artë futbollistësh, një gjeneratë që la gjurmët e saj.

 

 

– Për De Biazin flitet shumë këto kohë, megjithëse nga FSHF dalin herë pas here zëra që tentojnë t’i ulin meritat, por në fakt janë zëra që paralajmërojnë një “divorc” mes trajnerit dhe FSHF-së. Si e shihni ju këtë raport?

– Së pari duhet të themi se De Biazi pati dorë të lirë në skuadër, pra iu dha mundësia të bënte atë që dëshironte dhe kjo nuk është pak. Duhet të kuptojmë diçka: në Shqipëri trajneri shihet si kalë pune, kurse meritat i marrin të tjerët. Por unë mendoj se trajneri pati merita të veçanta që na çoi në Evropian. Por e përsëris, atij iu dha dorë e lirë dhe marrëdhëniet me federatën i ka pasur të mira. Iu dha mundësia për të punuar dhe e bëri mirë punën e tij. Njerëzit duhet ta kuptojnë se trajneri është arkitekt, ai i kupton detyrat teknike e taktike dhe ai mund të harmonizojë në fushë një grup lojtarësh. Në këtë pikë De Biazi ka merita.

 

– A besoni se De Biazi është i duhuri edhe përtej Evropianit?

– Kur arrihet një objektiv madhor, ecuria e mëtejshme varet nga kërkesë-oferta. Nëse federata ka një limit buxheti, ajo nuk mund të paguajë pa fund, por nëse ajo që De Biazi kërkon mund të përballohet, atëherë pse jo, le të qëndrojë. Pra kjo marrëdhënie e tyre, në dukje e ndërlikuar, është e thjeshtë, sepse varet nga mundësia e federatës për të paguar. Dëgjojmë lart e poshtë shifra të tilla si kërkesë për 2-3 milionë euro, tani unë këto nuk i di sa janë të vërteta, por në aspektin teknik mund të them se De Biazi ka bërë një punë fantastike.

 

– Ka optimizëm gjithandej pas kualifikimit, madje po bëhen plane për ndeshjet e Evropianit. A ka forcë kjo skuadër të bëjë surprizën në Francë?

– Kampionatet Evropiane e Botërore kanë gjithnjë surpriza, të gjithë e dimë këtë. Pse të mos e bëjë surprizën edhe Shqipëria? Por para se të flasim është e mira të shohim shortin e në bazë të tij bëhen dhe deduksionet. Personalisht mendoj se janë disa elementë që na favorizojnë.

 

– Konkretisht?

– Ne jemi ekip i uritur për sukses. Kjo është një shtysë e madhe. Mos harrojmë se një menaxhim individual i tyre i motivon më shumë. Lojtarët tanë kanë shansin për të treguar veten. Evropiani është një vitrinë dhe lojtarët tanë nuk do ta humbin këtë mundësi, jam i sigurt për këtë. Prandaj kam shpresë se Shqipëria mund të bëjë surprizën në këtë aktivitet.

 

– Mos harrojmë se ekipi ka 70-80% lojtarë kosovarë. Vetë Kosova pritet të anëtarësohet vitin e ardhshëm në UEFA e FIFA dhe ne bashkë kemi diskutuar që këta elementë të rinj që janë tek dera e Kombëtares mund të luajnë nesër për Kosovën. A kemi të ardhme?

– Shqetësimi është evident, por unë gjykoj se Shqipëria është një mundësi më e mirë për këta lojtarë, të paktën sot për sot. Ata po e shohin Shqipërinë si vitrinë dhe do të vijnë të luajnë për Shqipërinë sërish, të paktën deri sa Kosova të stabilizohet në futboll e të ketë një përfaqësuese konkurruese. Natyrisht, largimi i tyre mund të jetë problem i madh për ne, pasi dihet ë ata kanë emigruar më herët dhe kanë marrë kulturë futbolli në perëndim, por kjo mund të zëvendësohet me lojtarët e rinj shqiptarë që kanë emigruar më vonë.

 

– Kush është sipas jush lojtari më i mirë i Kombëtares? Në aspektin teknik? Më jep një vlerësim…

– Në aspektin individual ekipet rivale që kishim në grup ishim shumë më lart, por arritja kryesore e skuadrës tonë është grupi, ky është elementi më i spikatur. Si individë kemi dështuar, madje shumë specialistë flasin për këtë, sepse nuk ka qëndrueshmëri të lojtarëve në klubet ku luajnë, mungon niveli i lartë i paraqitjes, etj. Ka aspekte mjaft pozitive që lidhen me moshën dhe kjo është premtuese. Kemi arritur kualifikimin dhe kemi avantazh të madh ambicien. Kjo mund të na çojë larg.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh