Aeuronautika / Botërori i 9-të në Precizion, anglezët, me synime të mëdha

Share Button

AlbanianSport.com 04.05.2017 07:55

ASNN – Ndërsa fillimi i Botërorit të 9-të të Aeronautikës po afron, ekipet pjesëmarrëse kanë filluar të vijnë në Shqipëri. Një ndër to është edhe skuadra angleze. Me të mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ata kanë dhënë përshtypjet e para për Shqipërinë dhe Botërorin që do të organizohet këtu. Kështu, nisja e Botërorit të Aeronautikës po afron.

Madje edhe ekipet pjesëmarrëse kanë filluar të mbërrijnë në Shqipëri. Pak ditë më parë ka ardhur ekipi anglez i përbërë nga dy pilotët Dejv Mërser e Endi Shou, dhe drejtuesi i skuadrës, Methju Binjell. Ata janë pritur nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Alket Islami, drejtor sportiv i kësaj federate dhe Artjon Vreto, Sekretari i Përgjithshëm.

Për skuadrën angleze kjo është hera e parë që vijnë në Shqipëri dhe për Televizionin Shqiptar, pilotët Dejv e Endi japin përshtypjet e tyre. “Për secilin nga ne është hera e parë që vijmë në Shqipëri, – thonë ata. – Dhe gjëja e parë që duam të dimë është se ku të gjejmë një bar për të pirë birra.” Por çfarë presin pilotët anglezë nga vizita e tyre sportive në Shqipëri?

“Kemi ardhur fillimisht për të mbështetur Botërorin që do të zhvilloni ju dhe më pas për t’u njohur me Shqipërinë, thotë Dejvi. – Kemi dëgjuar shumë gjëra për të dhe duam t’i shikojmë personalisht. Këto ditë përpara Botërorit do të udhëtojmë në shumë qytet, për t’u njohur me popullin tuaj, kulturën, për t’u çlodhur. Dhe më pas do të bëhemi gati për botërorin. Jemi duke pritur të surprizohemi.”

Pilotët anglezë me shumë përvojë në aeronautikë synojnë të fitojnë titullin botëror. “Kemi ardhur për të mos dalë të dytët, – kanë thënë ata. – Jemi përgatitur që të bëjmë një paraqitje të mirë. Gjithashtu jemi shumë të lumtur që kemi ardhur në Shqipëri.” Skuadra angleze është nisur menjëherë drejt Vlorës, nga ku më pas do të udhëtojë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh