“Të tre federatat janë të angazhuara për kryerjen e një aktiviteti cilësor, ndërsa në krye të grupit organizator qëndron presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Alket Islami.
“Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe dhjetë efektiva të Forcave të Armatosura, të cilat do t’i japin mbështetje kësaj nisme kaq të bukur, e cila do të jetë një argëtim edhe për pushuesit e asaj periudhe në bregun e Jugut.
“Dhe mesazhi është i qartë, promovimi i vlerave të sportit, turizmit në të gjithë Shqipërinë dhe për të gjithë turistët e huaj.