AlbanianSport.com 09.05.2015 07:55
ASNN – “Albania Open 2015” në fluturimet sportive aeronautike vijon me sukses garat e saj në Vlorë. Turi i parë startoi gjatë orëve të paradites ku pilotët të ndarë në dy disiplina, u nisën nga rreth 700 metra lartësi mbi nivelin e detit me pikësynim uljen në zonën e plazhit të ri.
Sipas organizatorit Alket Islami çmimi i fituesit do të diskutohet mes disa pilotëve deri në ditën e fundit. “Gara po behet interesante, – deklaroi ai dje. – Konkurrentët kryesore janë afër me pikë. Deri në etapën e dytë, dy pilotë janë me pikë të barabarta. Nuk kemi pasur rryma konstante të erës.”
“Një tur ka qenë me erë të fortë dhe një tur tjetër me erë më të lehtë. Atmosfera është shumë e ndezur, ka entuziazëm nga njerëzit”, – përfundoi Islami. Garat pritet të përfundojnë sot dhe më pas do të zhvillohen ceremonitë e rastit, ku do të shpallen fituesit, si dhe festimet e pas-veprimtarisë.