AlbanianSport.com 03.10.2014 18:45
ASNN – Trajneri i Serbisë, holandezi Dik Advokat, ka bërë të ditur listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj dy kundërshtarëve të radhës në Grupin I të Eliminatoreve të “Euro 2016”-s, Shqipërisë dhe Armenisë. Në listën për dy takimet e radhës, Advokat ka grumbulluar sulmuesin e Partizanit të Beogradit, Danko Lazoviç, që tri vite e gjysmë më parë, kur luante me Zenitin, u tërhoq nga kombëtarja.
“E kam thënë gjithmonë se grumbulloj në skuadër lojtarët që më duhen, – tha trajneri i Serbisë. – Danko është njëri prej tyre. E kam ndjekur me shumë kujdes dhe besoj se ka cilësi e temperament. E njoh këtë futbollist që nga koha kur luante në Rusi. Unë jam i shqetësuar për faktin se 50% e lojtarëve nuk luajnë rregullisht me klubet e tyre, mirëpo Mitroviç dhe Nastasiç u paraqitën mirë ndaj Francës.”
Gjithsesi, ata duhet të bëjnë progres gjatë seancave stërvitore”, – ka shtuar strategu holandez, i cili konfirmoi edhe mungesën e Neven Subotiçit, që sipas Advokatit ka vendosur t’i dedikohet vetëm Borusias së Dortmundit. Ndërsa për Adem Ljajiçin e Romës u shpreh se nuk e ka mendësinë e duhur për të përfaqësuar Serbinë. Kjo e fundit e luan në ndeshjen e saj të parë eliminatore më 11 tetor në Jerevan kundër Armenisë.
Ndërsa tri ditë më vonë pret Shqipërinë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në orën 20:45. Ekipi përfaqësues serb do ta fillojë grumbullimin ditën e martë, më 7 tetor, në mesditë, në qendrën sportive të Stara Pazova.
Ja edhe lista e Serbisë për dy eliminatoret e tetorit:
Portierë: Vladimir Stojkoviç (Makabi), Zheljko Brkiç (Udineze), Predrag Rajkoviç (Partizani i Beogradit).
Mbrojtës: Dushan Basta (Lacio), Branisllav Ivanoviç (Celsi), Aleksandar Kolarov, Matija Nastasiç (Mancester Siti), Antonio Rukavina (Viljareal), Nenad Tomoviç (Fiorentina), Dushko Toshiç (Gençerbiligi), Stefan Mitroviç (Frajburg).
Mesfushorë: Radosav Petroviç (Gençlerbiligi), Nemanja Matiç (Çellsi), Nemanja Gudelj (AZ Alkmar), Milosh Jojiç (Borusia Dortmund), Zdravko Kuzmanoviç (Inter), Aleksandar Ignjovski (Eintraht Frankfurt), Dushan Tadiç (Sauthempton), Llazar Markoviç (Liverpul), Filip Dzhuriçiç (Mainc 05), Zoran Toshiç (CSKA Moskë).
Sulmues: Filip Gjorgjeviç (Lacio), Aleksandar Mitroviç (Anderleht), Danko Lazoviç (Partizani i Beogradit).
Radosav Petroviç (Gençlerbiligi), Nemanja Matiç (Çellsi), Nemanja Gudelj (AZ Alkmar), Milosh Jojiç (Borusia Dortmund), Zdravko Kuzmanoviç (Inter), Aleksandar Ignjovski (Eintraht Frankfurt), Dushan Tadiç (Sauthempton), Llazar Markoviç (Liverpul), Filip Dzhuriçiç (Mainc 05), Zoran Toshiç (CSKA Moskë).
Sulmues: Filip Gjorgjeviç (Lacio), Aleksandar Mitroviç (Anderleht), Danko Lazoviç (Partizani i Beogradit).