AlbanianSport.com 09.02.2016 17:05
ASNN – Adnan Januzaj ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Noruiç Taunit. Januzaj ishte në formacionin e parë të Nën-21-vjeçarëve përball bashkëmoshatarëve të Noruiçit, por u detyrua të lërë fushën e lojës pas 33 minutave.
Mediat britanike janë duke raportuar se Januzaj ka pësuar tërheqje muskulore, dëmtim ky që mund ta mbajë jashtë fushave për një muaj. Nën-21-vjeçarët e “Djajve të kuq” e fituan bindshëm ndeshjen me shifrat 7-0.
Ndonëse ka zbritur tek skuadra e të rinjve dhe, përtej dëmtimit, Januzaj mund të marrë zemër se edhe Mefis Depaj është dërguar që të luajë për skuadrën e dytë të ekipit të Mançester Junajtid pas një paraqitje të keqe kundër Çellsit.
Depaj është kritikuar shumë për paraqitjen ndaj “Bluve” të Londrës, ku holandezi gaboi në minutat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë mundësi Diego Kostës të realizojë në kohën shtesë golin e barazimit 1-1 kundër Mançester Junajtid.
Kjo i ka kushtuar futbollistit 21-vjeçar, i cili është dërguar në skuadrën e dytë të “Djajve të Kuq” nga trajneri dhe bashkëatdhetari i tij, Luis Van Gal. Edhe Adnan Januzaj vazhdon të luajë me Nën-21-vjeçarët e Mançester Junajtid.