“adizero adios boost” triumfon në Maratonën e Berlinit 2014

Share Button

Adidas-Maratona-Berlin-Montazh

AlbanianSport.com 05.10.2014 18:55

ASNN – Atleti i njohur ndërkombëtar, Denis Kimeto, përdori energjinë e prodhuar nga atletet “Boost” për të vrapuar në maratonën më të shpejtë të të gjitha kohërave. Denis Kimeto vrapoi në Maratonën e Berlinit 2014, duke shënuar kohëzgjatjen më të shkurtër dhe vrapin më të shpejtë në historinë e të gjitha kohërave, duke veshur atletet “adidas Boost”. Me një kohëzgjatje prej 2:02:57, Kimeto theu bindshëm me 26 sekonda befasuese rekordin e mëparshëm botëror, duke mbajtur veshur atletet fantastike, super të lehta dhe të shpejta, “adidas adizero Adios Boost”.

“Paraqitja e shkëlqyer, madje do të thoja, mbresëlënëse e Denis Kimetos gjatë thyerjes së rekordit botëror, ndërsa veshur mbante të famshmet “adidas BOOST”, dëshmon edhe njëherë për rezultatin spektakolar të atletëve elitarë, të cilët kanë ditur kurdoherë të bashkëpunojnë me markat lider në treg, duke përdorur inovacionet kryesore të këtyre industrive, në rrugën e tyre drejt suksesit për të realizuar rekorde të papara dhe të padëgjuara më parë, – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i “adidas Running”. – Ne vazhdojmë të thyejmë kufij dhe regjistrojmë triumfe të njëpasnjëshme duke punuar ngushtë me atletët tanë, për të zhvilluar dhe ofruar produktet më të mira të vrapimit në treg.”

“adidas Boost” ishte gjithashtu në këmbët e finalistit të vendit të dytë në Maratonën e Berlinit, Emanuel Mutha, i cili ju bashkua Kimetos, duke thyer gjithashtu rekordin e mëparshëm botëror. Dy garueset e para femra të kësaj maratone, Tirfi Tsegaje dhe Fajse Tadese, kishin veshur gjithashtu “Adios Boost”, të cilat në një mënyrë triumfuese kaluan vijën e finishit në Berlin, duke i siguruar kështu adidas-it me “unanimitet”, një prani dominuese dhe të pakontestueshme në podium.

Rezultatet e arritura në Maratonën e Berlinit, kontribuojnë në vazhdën e gjatë të sukseseve të njëpasnjëshme të atleteve “adidas Adios Boost”, duke ndjekur gjithashtu prezantimin dinjitoz të tyre të bërë që nga viti i kaluar, përfshirë këtu edhe arritjet e ish-mbajtësit në fuqi të rekordit botëror, Uillson Kipseng, në Maratonën “Virgin Money London 2014”, në Londër.

Atletet “adidas adizero Adios Boost” kanë një çmim prej 110 £ dhe janë në dispozicion për shitje në faqen zyrtare në Internet, www.adidas.com/boost. Me një dizajn të projektuar nga pioneri legjendar i atleteve “adidas adizero”, Mr. Omori, “adizero Adios Boost” përfshijnë pesë avantazhe kryesore, duke mundësuar për atletët profesionistë apo për këdo tjetër, më shumë shpejtësi se kurrë më parë:

 

  1. Teknologjia “Boost” siguron një ecje e vrap të lehtë dhe pa pengesa, përgjatë gjithë kohës së përkushtuar stërvitjes. Ajo ofron gjithashtu një kthim më të lartë të energjisë, më tepër se çdo material tjetër prej shkume në industrinë e produkteve të vrapimit.
  2. Materiali “microfit” i vendosur në pjesën e sipërme, i cili konturon rrjetën e atleteve, mundëson që këmba “të marrë frymë” lirisht, duke e bërë çdo lëvizje krejtësisht natyrale.
  3. Materiali cilësor prej gome në pjesën e poshtme të tabanit të atleteve “Boost”, lejon një kapje të mirë në të gjithë llojet e terreneve, pa ushtruar presion mbi këmbën.
  4. Teknologjia “Torsion” (suport harku), lejon lëvizjen e pavarur të pjesës së përparme dhe të pasme të këmbës, duke e bërë më të lehtë kalimin nga një gjendje ecjeje apo vrapi në tjetrën. Ofron stabilitet dhe përshtatje me sipërfaqet e ndryshme.
  5. Materiali “adiwear”, ofron qëndrueshmëri të nivelit të lartë.

 

Për më shumë informacion mbi atletet “adidas Running”, ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare në Internet, www.adidas.com/running, të rejat më të fundit nga “adidas” në www.news.adidas.com ose na ndiqni në rrjetet tona sociale, në “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”:

 

www.facebook.com/adidasrunning

www.twitter.com/adidasrunning

www. instagram.com/adidasrunning

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

AlbanianSport.com 07/03/2024 20:00 ASNN – Komunikimi & Marketingu, UEFA Grow mbledh përfaqësuesit

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

AlbanianSport.com 06/03/2024 13:50 ASNN – FSHF organizon seminar ndërkombëtar mbi të drejtën

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

AlbanianSport.com 12/02/2024 22:10 ASNN – Moda e viteve 90’ vazhdon të jetë prezente në garderobën

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

AlbanianSport.com 02/02/2024 13:35 ASNN – Këtë vit, gjigandi i veshjeve sportive, “adidas”, feston

“adidas Samba”, ikona e “street style” dhe kulturës urbane prej mëse 70 vitesh

“adidas Samba”, ikona e “street style” dhe kulturës urbane prej mëse 70 vitesh

AlbanianSport.com 31/01/2024 18:05 ASNN – “adidas Samba” është një ikonë e atleteve, që përkufizojnë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh