“adidas” zbulon “të mbinatyrshmet” “Predator Instinct Supernatural” (Foto)

Share Button

adidas-predator-supernatural-instinct

AlbanianSport.com 20.11.2014 21:25

ASNN – Këpucët e futbollit “adidas Predator” janë transformuar dhe kanë evoluar në kohë, duke ju përshtatur festës së “Hellouinit”, me një lëkurë të re për të frikësuar mbrojtësit. Në kuadër të festimit të 20-vjetorit të këpucëve legjendare dhe ikonë “Predator” dhe me rastin e festës së “Hellouinit”, “adidas” ka zbuluar një version mjaft të veçantë të “Predator Instinct”.

Hedhja në treg e llojit të ri të këpucëve të futbollit, “Predator Instinct Supernatural”, së bashku me të famshmet “f50 adizero Supernatural”, ka për qëllim të emocionojë, si lojtarët ashtu edhe tifozët, nëpërmjet ngjyrave frymëzuese të cilat shkëlqejnë, ndërkohë që lëkura e “Predator”-it ka evoluar dhe është përshtatur mjaft bukur në mënyrë që të mund të dallohet në errësirën e natës.

Që prej datës 31 tetor 2014, të gjithë lojtarët e “adidas Predator” dhe ata të “f50 adizero Supernatural”, kanë mundësi të veshin këpucët e reja të futbollit. Këpucët ndërkohë do të vazhdojnë të ruajnë disa elementë, si për shembull: zonën letale, jastëkët e kontrollit dhe teknologjinë “pass-pad”, të alternuar me disa të prera dhe dredha shtesë mbi sipërfaqe, të cilat me rastin e “Hellouinit”, synojnë të krijojnë një pamje sa më të frikshme.

Duke përkujtuar 20-vjetorin e “Predator”, këpucët “Predator Instinct Supernatural” nga “adidas”, përbëjnë njërin prej 14 versioneve të reja tepër të veçanta të “Predator Instinct”, të cilët janë duke u projektuar dhe hedhur në treg gjatë vitit 2014. Koleksioni më i fundit i këpucëve Predator, ndjek në vijimësi dy koleksionet e mëparshme, “Crazylight” dhe “Revenge” duke shënuar në këtë mënyrë një seri prej tre tipesh “Predator”-ësh, pjesë e trashëgimisë “adidas”, të cilat janë bazuar në dizajnin origjinal të atleteve “Predator” të vitit 1994, të “Accelerator” të vitit 1998 dhe atyre “Mania” të vitit 2002.

Prej 31 tetorit, këpucët Predator Instinct Supernatural dhe adizero f50 Supernatural janë në dispozicion për t’u blerë në www.adidas.com. Për më shumë informacion, ju lutemi të vizitoni website-in adidas.com/futboll, faqen e adidas në facebook.com/adidasfootball ose për të bashkëbiseduar dhe ndarë mendime të ndryshme, mund të bëni “follow” në Twitter @ adidasfootball.

1

18

2

3

35

38

41

46

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

AlbanianSport.com 07/03/2024 20:00 ASNN – Komunikimi & Marketingu, UEFA Grow mbledh përfaqësuesit

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

AlbanianSport.com 06/03/2024 13:50 ASNN – FSHF organizon seminar ndërkombëtar mbi të drejtën

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

AlbanianSport.com 12/02/2024 22:10 ASNN – Moda e viteve 90’ vazhdon të jetë prezente në garderobën

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

AlbanianSport.com 02/02/2024 13:35 ASNN – Këtë vit, gjigandi i veshjeve sportive, “adidas”, feston

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh