AlbanianSport.com 07/03/2021 22:10
ASNN – Eksploroni më gjatë në mënyrë komode, pavarësisht distancave! Me shtresën “Boost” përgjatë gjithë pjesës së poshtme, dhe shollës së pashkatërrueshme “Continental”, ju do të lini kudo gjurmët tuaja. Dizenjuar për gjithë të apasionuarit e aventurave në natyrë, “TERREX TWO ULTRA PARLEY” është ideal për të gjitha kushtet e motit dhe llojet e terreneve.
Pjesa e sipërme e krijuar nga plastika e ricikluar mbështjell këmbën, duke i ofruar asaj mbështetje dhe kapje të sigurt. Ndërkohë që thyeni limitet tuaj, ju jeni duke kontribuar në një planet më të shëndetshëm.
PËR OQEANET
Modeli përmban plastik të ricikluar, të mbledhur nga komunitetet e largëta bregdetare, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e planetit tonë. Një realizim i krijuar nga bashkëpunimi adidas me Parley.
SHOLLA “BOOST”
Zëri i fundit i teknologjisë në modën sportive! Sa më shumë energji të jepni, aq më shumë energji do të merrni mbrapsht, e gjitha falë shollës inovative “Boost”.
SHOLLA E POSHTME “CONTINENTAL”
Krijuar nga gjigandi i gomave “Continental”, sholla është gati e pashkatërrueshme. Lloji i terrentit nuk përbën më asgjë problem. Erdhi koha të dominoni çdo terren! Gëzoni rehati maksimale ndërsa merrni udhëtimin tuaj të radhës drejtë të panjohurës.